6.1 C
Pristina
Monday, January 18, 2021
Home LETËRSI Eca Peshterit deri në Bihor u ktheva prapë në qafë...

Eca Peshterit deri në Bihor u ktheva prapë në qafë Qakorr..Poezi nga Rrustem Latifaj

Poezi nga aktori i mirënjohur i teatrit dhe filmit kosovar Rrustem Latifaj. /InforCulture.info

E pashë Limin
të skuqur me gjakë
burrat n’Istikame të ura
e Jakup Ferrin me bajrak..

Kur isha femijë i ruaja bagetinë në atë qafë
aty ku e nali gjogun më pushu
Ali Pasha i Gusisë
e pashë se çka i tha
Ora e madhe e Shqiperisë

Eca qafës së diellit
të Metehi e ka Jeqemishta
i rava qafës drejt.
e të Kuqishta
I pashë nepër prita
ata burra në plisa

E pashë Arzhenicën
Plavë e Gusinë
kendej pashë Rugovën
Dukagjinin, Sharin
Kosovën
e trokita në Prishtinë
Ju thashë:
nejta në Rugovë
më Ker Sadrin, Mehmet Uken
Zhuk Haxhin e Sak Faslin.

Eca e eca kurrizit
deri te kulla në Zhlep
i pashë ata burra të Rozhajës
veshur ne tirqë e jelek

E pashë Pazarin
Sjenicen e Tutinin
atje ma largë
Tivarin e Ulqinin

Eca Peshterit deri në Bihor
u ktheva prapë
në qafë Qakorr

E pashë Limin
të skuqur me gjakë
burrat n’Istikame të ura
e Jakup Ferrin me bajrak

U lodha tu ecë qafave
po ishte qafa e kokës sime
që ëndërr mi shprushi
mendime e kujtime

U tremba nga ankthi
e të madhe bertita
mos e shtyni gurin
ju thashë
se ngriten prapë burrat
në shalla e në plisa
ngriten ata sikur dikur
e ju thojnë
trup
prekeni në guxofshi atë gurë.

Rr.L

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Uliksi me plis në Villa La Olmeda Spanjë

Vila Romana La Olmeda është një vilë romake e shekullit IV para eres sone, mozaiket u zbuluan në vitin 1968 në fshatin...

Meka në vitin 1880: kush e realizoi këtë foto dhe sa u shit në ankand(Foto)

Fotografia e parë e Mekës që u realizua nga orientalisti i famshëm holandez Christiaan Snouck-Hurgonje, i cili spiunonte popullatën lokale pas pranimit...

Fshati në Shqipëri që nuk i ‘njeh’ paratë

Pamundësia ekonomike dhe infrastruktura ka bërë që fshati Orenjë i Librazhdit të mbetet i izoluar nga pjesa tjetër e zonës.

Qyteza gjermane ku qiraja është vetëm 1 euro

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një...

Recent Comments