GRUP (CLUSTER) – Një sëmundje në grup ose një infeksion në grup është një grup ngjarjesh të njëjta që kanë ndodhur në të njëjtën zonë në të njëjtën kohë.

PËRHAPJE NË KOMUNITET – Përhapja në komunitet është përhapja në një zonë të caktuar në të cilën nuk ka dijeni se si apo kur dikush e ka kontaktuar sëmundjen fillimisht. Disa raste të koronavirusit mund të jenë nga udhëtimet apo bashkëveprimi me njerëz të tjerë, “përhapja në komunitet” është më pak specifike dhe më e vështirë për t`u gjurmuar.

KORONAVIRUS – Koronavirusi nuk është një tip i veçantë virusi, por bën pjesë në një familje virusesh që përfshin SARS si dhe sëmundje të vogla apo të mëdha respiratore. Koronaviruset mund të përhapen midis kafshëve dhe njerëzve. Termi “korona” vjen nga latinishtja që do të thotë kurorë ose unazë drite dhe i referohet formës së virusit që duket në mikroskop.

COVID – 19 – Covid – 19 është një sëmundje specifike që lidhet me pandeminë aktuale. Akronimi i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, do të thotë “sëmundja e koronavirusit 2019” dhe i referohet vitit kur u zbulua. Emri i plotë i virusit është  SARS- CoV-2.

EPIDEMI – Një epidemi është një situatë ku një sëmundje përhapet me shpejtësi në një numër të madh njerëzish. Është një shkallë më e vogël se sa pandemia.

MERS – Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme është një lloj tjetër koronavirusi.

I RI – Një koronavirus i ri është një virus që nuk është zbuluar më parë tek njerëzit. Virusit përgjegjës për pandeminë aktuale shpesh i referohen si “virusi i ri”.

RESPIRATORI N95 – Shumë njerëz kanë filluar të përdorin maskat e fytyrës ose respiratorë për t`u mbrojtur nga virusi. Maskat e fytyrës janë thjeshtë një barrier fizike ndërsa respiratorët kanë vetinë të filtrojnë ajrin. Respiratorët  N95 janë në përdorim nga publiku i gjerë, megjithatë ekspertët kanë këshilluar që të mos përdoren në përditshmëri, por vetëm në kushte specifike.

SHPËRTHIMI –  Shpërthimi i sëmundjes është përhapja e saj në një shkallë më të madhe se sa normalja. Termat epidemi dhe pandemi shpeshherë përdoren për të përcaktuar shkallën ose natyrën e një shpërthimi apo disa shpërthimeve.

PANDEMIA – Pandemia është përhpja e virusit në të gjithë botën. Është më e lartë se sa epidemia. Pandemia para koronavirusit COVID – 19 ka qenë ajo e vitit 2009 nga H1N1.

NGA PERSONI NË PERSON – Ka disa mënyra për të marrë një virus si COVID – 19. Nga personi në person do të thotë marrja e virusit nga kontakti i afërt midis njerëzve, ku përfshihet kontakti fizik apo dhe një kollitjeje. Kjo ka ndryshim nga rastet kur virusi merret nga sipërfaqet e kontaminuara apo nga kafshët. Koronavirusi aktual besohet të përhapet më shumë nga kontaktet nga personi në person.

EMERGJENCË E SHËNDETIT PUBLIK – Një emergjencë e shëndetit publik është një përcaktim zyrtar i bërë nga një organ qeveritar. Quhet ndryshe në vende të ndryshme dhe miratohet nga grupe të ndryshme. Në SH.B.A., një emergjencë e shëndetit publik përcaktohet nga Sekretari i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. Një përcaktim i tillë mund të ndihmojë qeverinë të aksesojë fonde dhe burime të veçanta për të adresuar emergjencën. Në mënyrë të ngjashme, një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC) është  përcaktimi më i madh global që mund të bëhet nga Organizata Botërore e Shëndetit. OBSH caktoi koronavirus  e ri PHEIC në fund të janarit 2020.

SARS – SARS, ose Sindromi  Akut Respirator , është një lloj tjetër i koronavirusit.. SARS është përdorur shpesh për të kontekstualizuar shpërthimin e koronavirusit aktual nëpërmjet epidemisë SARS të 2002 dhe 2003. Ky shpërthim vrau më shumë se 770 njerëz, me shumicën e vdekjeve që ndodhin në Kinë dhe Hong Kong.

DISTANCIMI SOCIAL – Një mënyrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, siç sugjerohet nga Organizata Botërore e Shëndetit. “Distancimi social ” nuk do të thotë të qëndrosh brenda. Do të thotë të mbash një distancë – rreth tre këmbë – midis vetes dhe kujtdo që kollitet apo teshtit. Kjo parandalon marrjen e virusit  i cili mund të përhapet nga personat që kolliten apo teshtijnë.

SIMPTOMATIKE – Simptomatike thjesht do të thotë se dikush po shfaq simptoma të një sëmundje. Tek  COVID-19, përfshihen: ethe, kollë ose gulçim.  Autoritetet shëndetësore besojnë se rreziku i marrjes së virusit është më i lartë kur dikush bie në kontakt me dikë që është simptomatik. Sidoqoftë, ka lindur pyetja nëse sëmundja mund të përhapet edhe para se dikush të tregojë shenja të saj (e njohur edhe si para-simptomatike). 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here