6.1 C
Pristina
Monday, March 8, 2021
Home KËSHILLA Imuniteti i fortë është arma e vetme kundër viruseve

Imuniteti i fortë është arma e vetme kundër viruseve

Hani shëndoshë, ekspozohuni në diell, flini mjaftueshëm, bëni aktivitete fizike, rrethohuni me shoqëri të shëndoshë; ky është definicioni i shëndetit me pak fjalë

Si të shpëtoni nga një infeksion viral? Ekziston vetëm një përgjigje: mbrojtjet e zhvilluara nga sistemi ynë imunitar. Për momentin, në të gjitha rastet, është reagimi i sistemit imunitar ai që do të vendosë rrjedhën e sëmundjes, pavarësisht nëse ajo kalon pa u vënë re, nëse është e butë apo zhvillohet në pneumoni të rënda, ndonjëherë fatale.

Pra, le të kthehemi në sistemin tonë imunitar. A mund ta forcojmë për të luftuar virusin aktual?

Shoqëritë tona kanë ditur gjithmonë shumë gjëra. Se një dietë e shëndetshme është e nevojshme për shëndetin. Vitamina C është rekomanduar prej kohësh për njerëzit me grip. Hani agrume!

Vitamina D gjithashtu luan një rol: në mungesë të diellit, trupi ynë nuk sintetizon vitaminën D.

Ky është një nga shpjegimet për sezonalitetin e sëmundjeve virale, të cilat zhvillohen më shumë në dimër.

Helioterapia, e cila bëri suksesin e luftës kundër tuberkulozit në Leysin dhe Montana, pati efektin e forcimit të trupit në vitaminën D. Kështu që ekspozoni veten në diell sa herë të mundeni, idealisht në diellin e mëngjesit!

Dielli është i shëndetshëm, por edhe ekspozimi i tepruar mund te shkaktojë probleme, andaj, bëhuni doktor i vetes.

Edhe gjumi është shumë i rëndësishëm; përveçse pushon trupin dhe trurin, ai është edhe regjenerues. Andaj flini, flini sa duhet!

Gjithashtu, aktiviteti fizik kontribuon në shëndet. Mos e neglizhoni; edhe pse të izoluar, aktualisht në karantinë; qëndroni aktiv; aktiviteti i kontribuon shëndetin fizik, por gjithashtu edhe shëndetit mental.

Mos praktikoni sport me zor, është shume e rëndësishme ta shijoni/të ndjeni kënaqësi e jo frustrim.

Natyrisht që alkooli i tepruar dhe tymi i duhanit, nuk do të jenë shokët tuaj më të mirë, por edhe të imunitetit, andaj evitojini!

Disa herë në ditë dëgjoni: rrini në shtëpi, kujdesni për higjienën personale, qëndroni larg kontakteve, por pak flitet për rëndësinë e vitaminave/amino-acideve dhe mineraleve të cilat me siguri që kanë shumë efekt pozitiv te shëndeti.

Është një gjë të qëndrosh në shtëpi, për të evituar përhapjen e viruseve, por është një gjë tjetër të sensibilizohet populli në lidhje me gjërat që mund të ndihmojnë për ta forcuar immunitetin.

Për ngritjen e imunitetit, ndihmon shumë edhe pija e Aloe Verës, por duhet ditur cili lloj (Barbadensis Miller), e cila duhet të jetë e pastër, e stabilizuar, e certifikuar, thjesht duhet patur kujdes se ku furnizoheni me Aloen.

Konsumi i gjethes nuk rekomandohet pasi që pjesa e jashtme, jo vetëm që nuk është e dobishme, por është toksike. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kisha e Shën Sofisë, mrekullia e panjohur e Shkodrës

NGA DOM ARTUR JAKU“Ndërmjet Dejës e Shatit të Mazrrekut gjenden gërmadhat e një kishe të bukur, me kybe...

Betejat bizantine në trevat e Shqipërisë së sotme

HISTORIA E ANA KOMNENANga Luan Rama/Një nga kronistët më të vjetër të kohës bizantine...

Kumbullat e thata dhe vetitë regjeneruese

Ngrënia çdo ditë e kumbullave të thata ndihmon në parandalimin e rënies së dendësisë kockore.Sipas disa studimeve shkencore...

Tush Palokaj,Heroi i cili mbrojti Sanxhakun nga hordhitë Çetnike

Xhelil ARIFI___________Është e njohur çika sanxhakase Amina Nurovic,e cila...

Recent Comments