Categories: SHKENCË/TECH

Zoom përbën rrezik për të dhënat personale, Messenger ofron një sistem të ri komunikimi edhe nëpërmjet kompjuterit

Kur të gjithë janë mbyllur nëpër shtëpi dhe kërkesa për komunikim virtual është e madhe, Facebook e ka sjellë në Messenger një mundësi të re.

Deri më tani, mundësia e komunikimit të disa personave në të njëjtën kohë përmes Messenger, ishte në përdorim vetëm për aplikacionin në smartfon, ndërsa tani është në dispozicion edhe për desktop nëpërmjet macOS dhe Windows, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë aplikacion, Facebook ka njoftuar gjatë vitit të kaluar në konferencën F8, ndërsa e ka sjellur tani kur miliona njerëz janë duke qëndruar mbyllur si pasojë e përhapjes së coronavirusit.

Përparësi e vogël, është se Messengeri mund të instalohet në desktop dhe të aktivizohet mundësia e komunikimit, pas pasur nevojë të hyhet nëpërmjet Facebookut.

Megjithëse nuk është thënë në konferencë për shtyp, ky aplikacion që funksionon si i veçuar, është shumë më i shpejtë në funksionim.

Sikur edhe produktet tjera nga Facebook, shkarkimi dhe përdorimi i këtij aplikacioni, vjen falas dhe mund të përdoret pa kufizim.

Ky aplikacion, vjen pikërisht në kohën kur shumë njerëz janë duke e përdorur Zoom, që të realizojnë kryesisht videokonferenca, apo thjeshtë të mblidhen së bashku një grup më i madh shokësh.

Mirëpo, ekspertët kanë bërë të ditur, se Zoom përbën rrezik për të dhënat personale, pasi ka hapësirë në sistemin e sigurisë, që ua mundëson hakerëve që të mbledhin këto të dhëna.

Rekomandohet se Zoom të mos përdoret së paku përkohësisht, deri në rregullimin e këtij lëshimi, ndërsa të instalohet sistemi i ri i komunikimit me Messenger, që është përditësuar edhe për desktop. /

In For Culture

Recent Posts

Çfarë është sindroma Tourette?

Sindroma Tourette është një problem me sistemin nervor që i bën njerëzit të bëjnë lëvizje…

4 hours ago

Si u shndërrua Athina nga Pellazge në Greke

Straboni na tregon se si e morën grekët, Athinën pellazge! Asnjë provë e vetme nuk…

4 hours ago

Nuk i dini? Ja cilat janë produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse…

4 hours ago

Shoferi i parë që u dënua me gjobë për tejkalim të shpejtësisë, ja sa km/h po voziste

Walter Arnold ka qenë duke drejtuar makinën “Arnold Benz Motor” Cariage, me 12 kilometra në…

4 hours ago

Çfarë janë Venomet?

Venomet janë e drejta kanunore e përpunuar gjatë shekujve në krahinat e Shqipërisë. Para pushtimit…

4 hours ago

12 foto të frikshme të qyteteve kineze ku nuk jeton asnjë njeri – arsyeja do t’ju befasojë

Në Kinë ekzistojnë qindra qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne…

4 hours ago