Që nga viti 2007 ,2 Prilli njihet si dita ndërkombëtare e autizmit,dhe si e tillë shënohet edhe në Kosovë ,shkruan InforCulture.info
Shpeshherë në shoqëri ,personat autik ndihen të diskriminuar dhe shihen si njerëz ndryshe nga ne.
Po, vërtetë ata mund të jenë ndryshe, ata mund të kenë aftësinë që disa gjëra ti bëjnë shumë më mirë se të tjerët,ata mund të duan në mënyrën më të sinqertë, mundë të të shikojnë në sy me çiltërsinë që askush nuk të sheh, të të buzqeshin pa djallëzi dhe të festojnë suksesin në mënyrën më unike.
Ata janë thjeshtë pak çapkën dhe kërkojnë me ngulm ti kushtoni më shumë kohë e vëmendje, fundja a se kërkon çdo fëmijë një gjë të tillë.
Po ,ata vërtetë mund të jenë sfidues dhe kundërshtues, por harrojmë se pavarësisht autizmit, të gjithë fëmijët kanë teka, qajnë, sfidojnë, por kanë edhe turp.
Pra a nuk janë edhe ata njësoj si ne?!
A nuk meritojnë dashurinë , vëmendjen dhe përkushtimin maksimal nga secili prej nesh.
Ata duan thjesht ti duam ashtu siç janë ,me tiparet e mrekullueshme e ëngjëllore, me sytë e buzëqeshjen e çiltër.
Ata kërkojnë thjeshtë pak më shumë durim !!
Ata janë të mrekullueshëm në mënyrën e tyre ,dhe mund të arrijnë gjëra të mëdha ,sepse historia na ka mësuar se autikët mund të ndryshojnë botën ,ashtu siç ndryshuan Anjshtajni ,Beethoveni e Moxarti
Po ,ata mendohet se ishin autikë. Të tillë ishin edhe Bob Dylan e shumë të tjerë të cilët frymëzuan botën.
Prandaj mos ti shohim si njerëz NDRYSHE nga ne, ata janë thjeshtë “NDRYSHE” Në MëNYRëN Më Të MREKULLUESHME !!
/InforCulture.Info