Autorë që ndaloheshin, pushkatoheshin apo edhe të huaj që papritur bëheshin “Armiq të Popullit”, libra që dorëzoheshin dhe që kyçeshin në fondet e bibliotekave, disa të tjera që digjeshin. Ky nuk është realiteti i vetëm i atyre kohëve kur molla e ndaluar provohej.

Jeta e fshehtë e atyre që jetonin në Bllok, e atyre që mundën të fshehnin në anën përtej të raftit të bibliotekës libra të ndaluar për t’i lexuar fshehurazi është ana tjetër e monedhës.

Sot, më të lirë për të lexuar, një brez i etur për letërsinë, dikur shkëmbente edhe fshehurazi prindërve librin e radhës, atë që do të duhet ta lexonte brenda natës, sepse një tjetri i ishte premtuar.

Por sa e vështirë ishte asokohe të ishe një mendje e lirë, por edhe e besueshme për pushtetin, ndërsa miqve t’iu besoje veprën e ndaluar?

Milena Selimi nuk kishte libra të ndaluar në bibliotekë, por kishe miq që ia besonin asaj edhe “Të Huajin” e Kamy-së, që atë kohë padiskutim ishte shumë ekzistencialist e absurd për realitetin.

Ndërsa Milena, sot zëri zyrtar i ambienteve të kulturës në Kryeministri, kërkonte asokohe libra të ndaluar nga raftet e lakmuara të miqve të saj, pedagogia dhe studiuesja Persida Asllani rrëfen se ka shpërndarë libra të tillë, sigurisht në fshehtësi. Askush nuk duhet ta dinte që në shtëpinë e saj kishte libra të ndaluar.

Shumë prej këtyre librave i gjeni sot në Bibliotekën Kombëtare, madje edhe në një ekspozitë jehonë për atë kohë të vështirë për librin.

Po sot, pas një periudhe gati 30-vjeçare lirie, sa lexojnë shqiptarët, apo statusi i ndaluar ishte magjia e librit?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here