Categories: KËSHILLA

Si t’ua shpjegojmë fëmijëve Koronavirusin?

Cilat janë efektet psikologjike të karantinës tek fëmijët?


Ngjarjet e fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit 2019, kanë ndryshuar realitetin e jetës së përditshme të shumë fëmijëve dhe prindërve. Studimet e realizuara për të kuptuar efektet psikologjike të karantinës kanë gjetur se disa nga përjetimet më tipike që njerëzit shfaqin janë frika dhe shqetësimi për shendetin e tyre dhe të të afërmeve, probleme me gjumin ose të ngrënin, përqëndrim të ulët, pasiguri, trishtim dhe zemërim.

Ndërkohë reagimet që shfaqin fëmijët ndikohen ngushtësisht nga sjellja e prindërve të tyre ose e të rriturëve të tjerë të rëndësishëm. Nëse prindërit apo të rriturit e përballojnë karantinën me qetësi dhe maturi, ata janë në gjendje të ofrojnë mbështetje edhe për fëmijët e tyre. Nëse të rriturit e përjetojnë karantinën me stres, pasiguri, frikë apo ankth, këto reagime do të reflektohen edhe tek fëmijët.

Izolimi në shtëpi, mungesa e kontaktit dhe e argëtimit me bashkëmoshatarët e tyre, nxit ankthin te fëmijët. Ata mund ta kenë të vështirë të kuptojnë atë çfarë shikojnë në internet ose në televizor, apo atë që dëgjojnë nga të rriturit. Për këtë arsye, ata mund të jenë veçanërisht të cënueshëm ndaj ndjenjave të ankthit, stresit dhe trishtimit. Pamundësia për lojëra dhe aktivitete në ambiente të jashtme, mund t’i bëjë ata të ndihen më nervozë dhe të irrituar, duke rritur kështu stresin e prindërve të tyre.

Ndërkohë, jo të gjithë fëmijët e përjetojnë stresin në të njëjtën mënyrë. Disa nga reagimet më tipike që shfaqin fëmijët janë: të qara të shumta ose irritim tek fëmijët e vegjël, trishtim, shqetësim i tepruar, rikthim në sjellje si urinim i pavullnetshëm, ndryshime në mënyrën e të ngrënit dhe të të fjeturit, vështirësi në të mësuar, përqëndrim i ulët, vëmendje e shpërndarë, motivim i ulët dhe somatizime.

Ja si këshillohet të silleni apo përgjigjeni fëmijës tuaj këto ditë;

Pse duhet t’i laj duart kaq shpesh?
Fillimisht shpjegojini fëmijës se çfarë është koronavirusi, zgjidhni me kujdes burimet tuaja të informacionit përpara se t’iu përgjigjeni pyetjeve të tyre. Përdorni një gjuhë sa më të kuptueshme në varësi të moshës dhe zhvillimit psikologjik të fëmijës. Bëjini fëmijët të kuptojnë se kjo është një sëmundje e re, për të cilën po kërkohet mjekimi dhe se ne tashmë dimë sesi mund ta zvogëlojmë mundësinë për t’u infektuar, duke theksuar këtu rëndësinë e ruajtjes së higjenës, kujdesin dhe larjen e shpeshtë të duareve, mos prekjen e fytyrës, etj. Mësojini fëmijëve se gjumi i rregullt dhe larja e duarve mirë dhe shpesh mund t’i ndihmojë ata të qëndrojnë të fortë dhe të jenë të shendetshëm.

Do të ishte mirë që përveçëse t’ia shpjegoni, edhe ta praktikoni vazhdimisht larjen e duarëve së bashku me fëmijën tuaj. Duke i lënë fëmijët tuaj t’ju shohin duke larë duart shpesh, ju bëheni një model pozitiv për ta.

Kur do të kthehem sërisht në shkollë?
Në këto kushte, fëmijët mund ta kenë të vështirë të ndryshojnë ndjeshëm rutinën e tyre (p.sh.: mbyllja e shkollave dhe strukturave të kujdesit për fëmijët, distancimi social, izolimi në shtëpi), të cilat mund të cënojnë ndjesinë e tyre të strukturimit, parashikueshmërisë dhe sigurisë. Izolimi në shtëpi, mungesa e kontaktit dhe e argëtimit me bashkëmoshatarët e tyre, nxit ankthin te fëmijët. Shpjegojini fëmijës se kjo që po ndodh (mbyllja e shkollave, karantina) është pjesë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Ndërkohë, ndihmojini fëmijët të vazhdojnë procesin e të mësuarit duke qëndruar në kontakt me shkollën e fëmijës suaj, krijuar një plan pune dhe rutinë të re që fëmija të mësojë në shtëpi por jini fleksibël në varësi të moshës së fëmijës.

Shpjegojni fëmijës se shkolla do të rifillojë pasi virusi të jetë zhdukur dhe ne të jemi të sigurt sërish. Jepu fëmijëve informacion të saktë, faktik dhe të sinqertë rreth COVID-19 dhe situatës së krijuar. Të paturit njohuri të tilla i ndihmon fëmijët të zhvillojnë një sens kontrolli. Kjo e fundit i ndihmon të reduktojnë ankthin që përjetojnë.

Pse nuk mund të shkojmë nga gjyshërit apo të takoj shokët\shoqet?
Shpjegojini fëmijës se kjo që po ndodh (karantina) është pjesë e parandalimit të përhapjes së virusit dhe është mënyra sesi njerëzit mund të mbrojnë veten dhe njeri-tjetrin. Shjegojini fëmijës se njerëzit e moshuar (gjyshërit) janë një kategori e riskuar për marrjen e virusit COVID-19, për këtë arsye është mirë që derisa të mbarojë kjo situatë mos të takohemi me gjyshërit apo miqtë tanë. Gjithësesi, ju mund t’i ndihmoni fëmijët të mbajnë kotakte sociale të rregullta nëpërmjet telefonit apo internetit me anëtarët e famijes dhe miqtë e tyre.

Nëse prindërit e mi janë në shtëpi pse ata duhet të punojnë në vend që të luajnë me mua?
Shjegojuni fëmijës, se kjo situatë ka disa kufizime, siç është nevoja për të punuar nga shtëpia. Në të njëjtën kohë, ftoje fëmijën të kryejë detyrat e shkollës nga shtëpia gjatë kohës që edhe ju jeni duke punuar. Sigurohuni që fëmija mos të kalojë orë të gjata në TV ose në celular. Përpiquni të mbani një rutinë të rregullt. Planifikoni dhe organizoni ditën së bashku më fëmijën si për të mësuarin ashtu dhe aktivitetet argëtuese.

Mos e mbigarkoni fëmijën, por mos harroni që strukturimi i kohës është shumë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e tij/saj mendore.

A do të sëmurem unë? Po prindërit e mi dhe cfarë ndodh nëse sëmuremi?
Bëje fëmijën të ndihet i sigurt. Shpjegoji që është normale të ndihesh i mërzitur, i frikësuar apo i shqetësuar. Njohja e këtyre ndjenjave dhe të dish se kohërat stresuese kalojnë dhe jeta do kthehet sërish në normalitet, mund t’i ndihmojë fëmijët të ndërtojnë reziliencën. Mos hezitoni të ndani me fëmijën mënyrën sesi po e përballoni ju stresin, në mënyrë që të mësojnë dhe ata.

Është e rëndësishme t’i shpjegoni se vetë fëmija nuk është në rrezik për jetën, pasi nuk është në një grup risku. Siguroji gjithashtu fëmijët se spitalet dhe mjekët janë të pergatitur për të trajtuar njerëzit që semuren nga virusi. Shpjegoju femijëve se ekspertët e fushës janë duke punuar fort për të gjetur vaksinën që ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e virusit.

In For Culture

Recent Posts

Porosia e letrarit malazez për popullin serb: “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat pa armët.”

SI TË DALËSH FITIMTAR ME SHQIPTARËT… Mark Milani ose Mark Miljanovi (1833-1901) ishte një ushtarak…

4 hours ago

Kisha e vjetër që u ruajt nga myslimanët

Në fshatin “Hysaj” në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhen rrënojat e një kishe 600-vjeçare.…

4 hours ago

Familja patriotike e Mark Dedës në Berishë të Pukës

Mark Deda ishte kryefamiljari i kësaj familje i lindur më 1840. Ai ishte i martuar…

5 hours ago

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

2 days ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

2 days ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

2 days ago