Categories: KËSHILLA

Kafeja turke dhe jetëgjatësia

Shkencëtarët kanë kryer disa studime në lidhje me jetëgjatësinë e njerëzve në zonën e Ballkanit dhe të Mesdheut në përgjithësi, të cilët pinë kafe turke ose siç njihet ndryshe kafeja e bluar imët.

Kafeja turke: një histori intrigash Politike dhe dashurie

Kafeja ka origjinën në Kaffa të Etiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga Arabishtja. “Qahëa” përkthehet “Verë”.

Kafeja e parë është prodhuar në Jemen, ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë të tretura në ujë, për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve.

Nga Jemeni, në vitin 1517 kafeja rrugëtoi në Stamboll. Asokohe, Turqit zbuluan se me kokrrat e kafesë ata mund të përgatisnin një pije të shijshme, të athët dhe me ngjyrë të zezë, me anë të së cilës mund të merrnin shumë energji dhe të shuanin urinë.

Kafeja u bë e preferuara e Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshave dhe Konkubinave të Haremit. Sulltan Sulejmani u marros pas kafesë dhe i dha ‘pijes së zezë’ vulën perandorake.

Turqit shpikën metodën e përgatitjes së kafesë me xhezve. Ata i bluan kokrrat e kafesë shumë hollë dhe i zien në ujë. Fisnikët e Oborrit të Sulltanit e kishin kafenë si kriter në përzgjedhjen e nuseve.

Nëse kafeja që një grua shërbente ishte e bluar dhe bërë mirë, atëherë ajo do të ishte një grua e shkëlqyer, thotë legjenda. Kafeja u kthye në një instrument edhe për vetë gratë.

Legjenda thotë se nëse ato servirnin një kafe të ëmbël atëherë do të thotë që ishin të lumtura me zgjedhjen e bashkëshortit. Nëse kafeja ishte e hidhur, bashkëshorti nuk u pëlqente.

Asokohe, sipas të dhënave, një grua e martuar kishte të drejtën të ndahej nga bashkëshorti, nëse ai nuk sillte kafe në shtëpi.

Shumë shpejt në të gjithë perandorinë Otomane u përhapën kafenetë e para të cilat vite më vonë u shpallën të paligjshme, sepse njerëzit qëndronin shumë gjatë në këto vende ku sipas spiunëve të oborrit thureshin kurthe dhe plane për vrasjen e sulltanit.

Në vitin 1656, ndëshkimi për këdo që kapej duke bluar kafe ishte kamzhiku dhe mbytja në det.

Kafeja turke dhe jetëgjatësia

Në ishullin Ikaria të Greqisë, të gjithë banorët e nisin ditën me një kafe turke. Ky ishull gjithashtu njihet të ketë popullsinë më jetëgjatë në të gjithë vendin.

Kjo frymëzoi disa shkencëtarë të studionin efektin e kafesë dhe mënyrës së jetesës tek jetëgjatësia e njerëzve. 142 njerëz të grupmoshave të ndryshme morën pjesë në studim.

Shkencëtarët morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë si, gjinia, pesha, gjatësia, pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.

Rezultatet e studimit treguan qelizat endoteliale tek njerëzit që pinin më shumë kafe turke, kishin një performancë më të mirë.

Këto qeliza kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në enët e gjakut.

Nëse ato nuk funksionojnë mirë, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë bllokimin e kapilarëve dhe enëve të gjakut, madje mund të shkaktojnë edhe vdekje të parakohshme.

Krahasimi mes grupmoshave në studim tregoi se konsumi në rritje i kafesë turke ka një ndikim pozitiv në elasticitetin e arterieve. Kjo pakëson shanset e shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut.

Kafeja turke përmban dy substanca të rëndësishme. Ato njihen si kafestol dhe kaheol, të cilat kanë vlera të mira kundër inflamacionit, por edhe shërbejnë si antioksidantë.

Ekspertët gjithsesi këshillojnë të mos e teproni me sasinë, pasi si çdo gjë, kur teprohet kthehet në dëm të shëndetit./agroëeb/

In For Culture

Recent Posts

Ballit Kombëtar: ”Deklarata e juaj mbi Ballistët, nuk i ka hije një historiani, i cili akuzon pa fakte e pa dokumenta,..”

Balli Kombëtar drejtuar Fan Nolit  Letra e hapur e Ballit Kombëtar drejtuar Fan Nolit, Gazeta…

7 hours ago

Ceremonia e vitit 1928, si u shpall mbret Ahmet Zogu

TIRANË- “Excelsior” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit dhe të premten e 7 shtatorit 1928, në faqet n°6, fotografitë…

8 hours ago

Shëron kollën, ky është shurupi natyral me katër përbërës që mund ta përgatisni edhe në kushte shtëpie

Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë…

9 hours ago

Kur kandidatët për deputetë premtonin ujë, drita e rrugë, historia e panjohur e fushatës elektorale të 1921-it

Publikohet historia e panjohur të zhvillimit të zgjedhjeve të para parlamentare që u mbajtën në…

9 hours ago

Durrsakët që drejtuan universitetet kryesore evropiane

Në një shkrim të Profesor Doktor Jahja Drançollit flitet për disa durrsakë të cilët kanë…

9 hours ago

Ushqimet që mund ti konsumoni edhe pas skadencës

Koha të gëzoheni, sepse sot ju kemi sjell një listë të ushqimeve të cilat mund…

9 hours ago