6.1 C
Pristina
Friday, January 22, 2021
Home KULTURË Ka mjaft pabesi, dhunë, urrejtje, absurditet në qenien..

Ka mjaft pabesi, dhunë, urrejtje, absurditet në qenien..

Gjeniu i Turmës – Charls Bukowski

Ka mjaft pabesi, dhunë, urrejtje, absurditet në qenien
mesatare njerëzore për të furnizuar çdo ushtri në çdo ditë të dhënë

dhe vrasësit më të mëdhenj janë ata që predikojnë kundër vrasjes
dhe urryesit më të mëdhenj janë ata që predikojnë dashuri
dhe më të mëdhenjtë në luftë më në fund janë ata që predikojnë paqe

ata që predikojnë zotin, kanë mungesë të tij
ata që predikojnë paqe nuk kanë paqe
ata që predikojnë urrejtje nuk kanë dashuri

ruhuni nga predikatorët
ruhuni nga dijeshumët
ruhuni nga ata që rrinë duke lexuar libra
ruhuni nga ata që e neveritin varfërinë
ose janë krenarë për të
ruhuni nga ata që e japin vlerësimin në çast
sepse ata duan t’ua kthesh vlerësimin
ruhuni nga ata që nguten të censurojnë
ata i druhen asaj që nuk e dinë
ruhuni nga ata që janë në kërkim konstant të turmave sepse
ata vetëm filli nuk janë asgjë
ruhuni nga burri mesatar nga gruaja mesatare
ruhuni nga dashuria e tyre, dashuria e tyre është mesatare
dhe e kërkon mesataren

por ka gjeni në urrejtjen e tyre
ka mjaft gjeni në urrejtjen e tyre sa për të të vrarë ty
për të vrarë cilindo
duke mos e dashur vetminë
duke mos e kuptuar vetminë
ata do të orvaten të shkatërrojnë gjithçka
ata nuk merren vesh me veten e tyre
ata nuk janë të zotët të krijojnë art
ata nuk do ta kuptojnë kurrë artin
ata do ta konsiderojnë dështimin e tyre si krijues
vetëm si një dështim të botës
duke mos qenë të zotët të dashurojnë tamam
ata do të besojnë se ju dashuroni jo tamam
dhe pastaj ata do t’ju urrejnë juve
dhe urrejtja e tyre do të jetë e përkryer

si një diamant
si një thikë
si një mal
si një tigër
si një kukutë

arti i tyre më i përkryer

Perktheu:  Skënder Buçpapaj /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A janë puçistë shqiptarët?

"SULLTANI I FUNDIT"Nga: Michele De Grece (fragment nga romani historik “Sulltani i fundit” mbi puçin në Perandorinë...

Simon Rrota: Si i mbrojti ushtria turke kristianët e Shkodrës

KUJTIMET E PIKTORITMarrëdhëniet e katolikëve e muslimanëve në Shkodrën e fillimshekullit të 20-të…Duhet...

Nëna luaneshë sulmohet dhe përleshet me qentë e egër për ta shpëtuar këlyshin

Shalin Fernando ishte duke vizituar një zonë malore në Botswana, kur pa një luaneshë me të voglin, që ishte rrethuar prej një...

Lëngu i qepës, zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar.Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor...

Recent Comments