6.1 C
Pristina
Saturday, February 27, 2021
Home SOCIALE Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 88 numri...

Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 88 numri i të prekurve

ë Kosovë sot janë regjisturar edhe 2 raste të reja me koronavirus, duke e quar numrin e të prekurve në 88.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike , sot ka njoftuar se janë konfirmuar edhe dy raste me koronavirus në një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Njoftimi i plotë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

SOT 2 RASTE POZITIVE ME COVID-19!

Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (108) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoVtë, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e tetë (88) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.749 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 27.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 19.151 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.481, Vërmicë 5.149, Jarinje 1.536, Dheu i Bardhë 1.027, Hani i Elezit 2.892, Kullë 1.208, Qafë Morinë 47, Bërnjak 538, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 585.000 raste të COVID-19 dhe 26.844 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (96.968), Italia (86.5498), Kina (81.340), Spanjë (64.059), Gjermani (49.344), Irani (32.332), Francë (32.964), Mbretëri të Bashkuar (14.543), Zvicër (12.928), Holandë (8.603), Austria (7.610), Belgjikë (7.284), Turqi (5.698), Greqi (966), Slloveni (632), Kroaci (586), Serbi (528), Maqedoni e veriut (219), Shqipëri (186) dhe Mali i Zi (75).

Deri me 27 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (9.134), Spanjë (4.934), Francë (1.995), Mbretëri të Bashkuar (759), Holandë (546), Gjermani (321), Belgjikë (289), Zvicër (231), Turqi (92), Austri (58), Danimarkë (52), Greqi (28), Poloni (16), Luksemburg (15), Hungari (10), Slloveni (9), Serbi (8), Shqipëri (8), Bullgari (3), Maqedoni e veriut (3), Kroaci (3) dhe Mali i Zi (1).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shenjat që tregojnë se po i lani flokët më shpesh seç duhet

Megjithëse mund të duket se larja e flokëve tuaj ditë pas dite, e ndihmon flokun të mbetet i pastër dhe i shëndetshëm,...

Video mahnitëse! Shikoni lidhjen e veçantë që kanë këto dhelpra me këtë grua

Gjithmonë është thënë se dhelprat janë dinake, por siç duket, ato dikan të duan gjithashtu, raporton “TheSun”, transmeton lajmi.net.

Shkrimtarja amerikane:Do të doja shumë të isha një shqiptare e Malësisë

Ekspedita e Rose Wilder Lane, një shkrimtareje amerikane e cila në vitet e 20-ta vendos së bashku me ekipin e saj të...

Uji i ngrohtë dhe banane, kombinimi perfekt për mëngjes

ëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës por shumë njerëz shpesh nuk kanë kohë të mjaftueshme për të përgatitur diçka të...

Recent Comments