Miliona britanikëve u është thënë të punojnë nga shtëpia, dhe të qëndrojnë brenda.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo do të thotë se njerëzit po përjetojnë një ndryshim masiv të stilit të jetesës, si kufizimi i daljes në kinema, apo në ndonjë restorant.

Dhe jeta në bllokim mund të ketë gjithashtu një efekt në ëndrrat tona, sipas një eksperti.

Qëndrimi brenda në shtëpi për shkak të pandemisë së coronavirusit, mund të shkaktojë tek njerëzit endrra të shumta, intensive si dhe emocionale, thotë profesori Mark Blagrove, në departamentin e psikologjisë të Universitetit Swansea.

“Disa njerëz do të kenë një jetë më të mërzitshme se më parë”, është shprehur ai.

“ Disa të tjerë do të përballen me stres, ndoshta sepse e kalojnë ditën me të njëjtit persona”, ka thënë ndër tjerash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here