Categories: SOCIALE

Ekzistojnë ende vende ku nuk ka “goditur” coronavirusi? Njihuni me 20 vendet që nuk kanë raportuar asnjë rast

Pandemia e coronavirusit ka prekur pothuajse të gjithë botën.

Virusi, i cili ka thuhet se origjinën në Kinë, është përhapur në të gjitha kontinentet përveç Antarktidës, por ka ende vende ku nuk është raportuar – së paku zyrtarisht – asnjë infeksion.

Dhe siç shkruan klix.ba, përcjell Telegrafi, nga 195 vendet e njohura nga Kombet e Bashkuara, vetëm 20 deri më tani nuk kanë raportuar infeksione të coronavirusit.

Në total, më shumë se gjysmë milion njerëz janë të infektuar në botë, dhe çuditërisht, në vendin më të vogël në botë, Vatikan ka të infektuar katër persona.

Coronavirusi ka mbërritur në të gjitha vendet e Evropës dhe në të dy Amerikat, dhe deri më tani, Afrika dhe Oqeania janë akoma “duke u mbajtur mirë”, në të cilat, tetë vende nuk kanë raste të regjistruara të infeksionit.

Po sipas klix.ba, në Azi, katër vende nuk kanë zyrtarisht ndonjë rast të raportuar me coronavirus, por duke pasur parasysh specifikat e Koresë së Veriut, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Jemenit dhe afërsinë e tyre me qendrat e infeksionit në rajonet e tyre, është e vështirë të pritet që ky informacion të jetë i saktë.

Megjithatë, këto janë shtetet ku nuk është raportuar coronavirus:

Afrika: Burundi, Comoros, Malawi, Sao Tome dhe Principe, Sudani i Jugut, Sahara Perëndimore, Lesotho, Sierra Leone

Azia: Koreja e Veriut, Taxhikistani, Turkmenistani, Jemeni

Oqeania: Kiribati, Ishujt Marshall, Micronesia, Samoa, Samoa Amerikane, Ishujt Solomon, Tonga, Vanuatu /Telegrafi/

In For Culture

Recent Posts

Porosia e letrarit malazez për popullin serb: “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat pa armët.”

SI TË DALËSH FITIMTAR ME SHQIPTARËT… Mark Milani ose Mark Miljanovi (1833-1901) ishte një ushtarak…

11 hours ago

Kisha e vjetër që u ruajt nga myslimanët

Në fshatin “Hysaj” në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhen rrënojat e një kishe 600-vjeçare.…

11 hours ago

Familja patriotike e Mark Dedës në Berishë të Pukës

Mark Deda ishte kryefamiljari i kësaj familje i lindur më 1840. Ai ishte i martuar…

12 hours ago

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

2 days ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

2 days ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

2 days ago