6.1 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Adolf Hitleri vdiq i pasur, po ku shkuan milionat e tij?

Adolf Hitleri vdiq i pasur, po ku shkuan milionat e tij?

          Fakti është, se libri “Mein Kampf” – “Lufta ime”, e pasuroi shumë Hitlerin.

Shkruar fillimisht si traktat politik, por edhe një mënyrë për të hequr shpenzimet e gjyqit të Hitlerit për tradhti, në vitin 1924, libri është përkthyer në 16 gjuhë. Ishin shitur rreth tetë milionë kopje në kohën e vdekjes së autorit të tij, vitin 1945.

Ndërkohë, është vlerësuar të ketë fituar rreth 1 milion dollarë në vit në honorare, që financuan blerjen dhe zgjerimin e vendbanimit të tij në Alpe, në Berghof pranë Berchtesgaden.

Por, pavarësisht të gjithë pasurisë së dukshme, Hitleri kishte një karakter tepër asket, kishte pak “ndjenja” për paratë dhe – kur u bë Kancelar dhe Führer – kishte shumë pak nevojë për to.

Në të vërtetë, ai, madje, zgjodhi të heqë dorë nga paga e kancelarit të Rajhut dhe siç kujton shërbyesi i tij, nuk mbante asnjëherë para vetë. Kështu, honoraret nga “Mein Kampf” u administruan nga menaxheri i biznesit të Hitlerit, Max Amann, drejtor i botuesit të tij, Franz Eher Verlag në Mynih – një nga shtëpitë botuese më të pasura dhe më me ndikim në Gjermaninë naziste. /Konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Te varri i mikut më të madh të shqiptarëve

Shkruan:Daut Dauti Në fund të fshatit Brushford, në anën e djathtë të rrugës, gjendet kisha St. Nicholas. Është ditë...

Vetëm se fliste të vërtetën: Vr.asja greke e Gjeneralit Telini që shihte shqiptarët deri në Janinë e Çamëri

Më 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit, njerëz të panjohur...

Pamje: Dy “banda” majmunësh luftojnë mes vete, e bllokojnë rrugën

Në internet është publikuar pamje e rrallë e dy grupeve të mëdha të majmunëve që luftojnë mes vete para vozitësve të habitur...

Vepra artistike sipas Platonit qetëson luftën e amshueshme dhe ndryshimin e idesë dhe të materies

Sipas Plotinit detyra fundamentale e artit qëndron në faktin që në të veçanten të paraqesë pajtimin e plotë të idesë dhe të...

Recent Comments