Të mërkurën, aktori 82-vjeçar Anthony Hopkins ndau një video të vetë-izolimit për shkak të pandemisë koronavirus, shkruan InforCulture.Info

Ai shihet në video duke luajtur piano për macen e tij, Niblo. Në video, Hopkins përqendrohet në një moment duke buzëqeshur dhe duke bërë kontakte të syve me këtë “mik” të tij, i cili duket i kënaqur nga muzika live.

“Niblo është duke u siguruar që unë të qëndroj i shëndetshëm ,dhe në këmbim kërkon ta argëtoj atë…”-shkruan aktori poshtë videos

Kjo video e cila u bë virale në internet ,është edhe një tregues i mire që kafshët janë miq të mirë,dhe nuk të lënë ta ndjesh vetminë e monotoninë as në kohë krizash./InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here