Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në Podujevë pastë shtënave me armë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” rastin, ku thuhet se ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa tre të plagosurit janë dërguar për në QKUK, transmeton Zeri.info.

 

Aktualisht s’ka të arrestuar.

“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, konfirmon për Zeri.info Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here