6.1 C
Pristina
Friday, February 26, 2021
Home SOCIALE Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë — gjithsej 21 të...

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë — gjithsej 21 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe personi i 21 me koronavirus në Kosovë.

 Sot janë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 21 mostra të cilat dyshohej se kanë COVID-19, e njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv, pra ka koronavirus. 

Personi 46-vjeçar nga Lipjani i prekur me koronavirus ka ardhur nga Gjermania me 11 mars. 

Gjithashtu IKSHPK ka bërë apel që të qëndrohet në shtëpi e të mos dilet në vende publike.

Njoftimi i plotë nga IKSHPK: 

NJË RAST I KONFIRMUAR ME COVID-19! 

Sot  me 19.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar 21 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre ka rezultuar pozitive.

Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020

Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 340 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej prej tyre, 21 (njëzet e një) raste kanë rezultuar pozitive.

Apelojmë të gjithë qytetarët e ardhur në këtë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800në qendrën e thirrjeve në IKSHPK.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.853 thirrje, ndërsa vetëm në 24  orët e fundit janë pranuar 809 thirrje telefonike. 

Nga data 01.02.2020 deri me 19.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 14.442 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 4.882, Vërmicë 3.832, Jarinje 929, Dheu i Bardhë 891, Hani i Elezit 1.430, Kullë 822, Qafë Morinë 47, Bërnjak 414, Qafë Prush 35, Muçibabë 144 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me  COVID-19,  po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak. 

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19  për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive. 

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 225.252  raste të COVID-19 me 9.276 raste të vdekjes, numri më i madh i rasteve raportohet nga  Kina (80.928), Italia (35.713), Irani (18.407), përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 93,419 raste të COVID-19: Itali (35.713), Spanjë (14.769), Francë (9.134),  Gjermani (12.327), Mbretëri të Bashkuar (2.626), Holandë (2.051), Belgjikë (1.486), Greqi (418), Turqi (191), Serbi (97), Kroaci (99), Shqipëri (59), Maqedoni e veriut (43) dhe Mal të zi (8). 

Deri me 19 mars 2020, numrin më të madh të vdekjeve e shenon Kina me (3.245), Italia me (2.978),  Iran (1.284), nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar 4.188 raste të vdekjes: Itali  (2.978), Spanjë (638), Francë (264), Mbretëri të Bashkuar (104), Gjermani (31), Belgjikë (14), Norvegji (6), Austri (5), Poloni (5), Greqi (5), Luksemburg (4), Danimarkë (4), Bullgari (3), Irlandë (2), Turqi (2), Shqipëri (2), dhe Hungari (1). 

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e  shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

IKShPK shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar.

Por, nese nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

TA PARANDALOJMË KËTË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Dilema e përhershme e çdo familjeje është – a ta fikin apo ta lënë vazhdimisht bojlerin të ndezur, në mënyrë që të...

Çdo turist paguhet nëse e viziton këtë qytet

Është një qytet i vogël në Kaliforni, ku vizitorët paguajnë nëse shkojnë aty. Autoritetet kanë vendosur 100 dollarë për çdo turist. Programi...

Përkrenarja e Gjergj Kstrioti-Skënderbeut, identike me atë të Mbretit Pirro të Epirit

Përkrenarja e Skënderbeut është bërë prej metali të bardhë, të stolisur me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj rri...

E kanë goditur 21 vetura, kjo është shtëpia më e rrezikshme për të jetuar

Vetëm në 6 vitet e fundit, ajo është goditur nga 21 automjete.Aksidenti i...

Recent Comments