Categories: KËSHILLA

Ushqimet që duhet të shmangni në kohë virusesh

Kemi lexuar gjatë për ushqimet që forcojnë imunitetin edhe para se koronavirusi të bëhej kryefjalë e aktualitetit. Sipas Anthony William, mjek popullor amerikan, në një periudhë si kjo që po kalojmë vëmendja duhet të përqendrohet njëkohësisht tek ushqimet që duhet të evitojmë, për të shmangur prekjen nga viruset.

William thekson se mikroorganizmat e dëmshme që cënojnë metabolizmin tonë duhet të gjejnë terrenin e duhur për të mbijetuar – me pak fjalë, u lipset të ushqehen në mënyrë që të rezistojnë. Dhe, ushqimi më i mirë për viruset janë produktet me përmbajte të lartë yndyre dhe sheqernash. Veza, qumështi, djathi, kosi dhe çdo lloj forme bulmeti duhen shmangur në një periudhë virozash. Nëse nuk i eleminoni dot menjëherë, William këshillon t’i reduktoni dy e nga dy nga dita në ditë.

Ushqimet e gatshme ose gjysmë të gatshme, mishi i kuq, mishi i pulës, gjalpi i kikirikit, soja apo vaji i çdo lloji duhen konsumuar me sasi tejet të pakët, pasi përmbajnë përqindje të lartë yndyre. William thekson se në momentin kur bëjmë yndyrnat pjesë të regjimit tonë, niveli i oksigjenit në gjak fillon të pësojë ulje. Kjo shkakton dobësimin e sistemit imunitar, pasi oksigjeni ka natyrë antivirale dhe e mbron organizmin nga viruset e shumta.

Megjithatë, ekziston gjithmonë ana tjetër e medaljes. Yndyrnat e shëndetshme mund t’i zëvendësojnë më së miri ato jo të shëndetshmet dhe këtu listohen: avokado, arra e kokosit, farërat dhe frutat e thata. Një regjim i kontrolluar ushqimor do t’i kursejë shumë sëmundje apo infeksione organizmit tuaj!

In For Culture

Recent Posts

“Somenat dita m’u di” (Që me natë dita m’u gdhi)-Kënga e parë dasme arbëreshe e dokumentuar

Të parën këngë dasme arbëreshe e ka dokumentuar Jeronim De Rada, dhe titullohet “Somenat dita…

14 mins ago

Diçka që nuk e dini për zinxhirin e xhinseve tuaja

Le të bëjmë një lojë. Shikoni zinxhirin e xhinseve. Do të lexoni shkronjat YKK. Nëse…

24 mins ago

Nëse e dëgjoni këtë emër gjatë fluturimit, do të thotë se ka një të vdekur në bord

Aeroplanët transportojnë miliona udhëtarë në mbarë botën çdo vit, por gjithashtu ata bartin edhe mijëra…

31 mins ago

Pse Deti i Zi quhet kështu?

Thuajse çdo njeri së paku një herë në jetë e ka dëgjuar emrin DETI I…

41 mins ago

Hidh pak kripë në shampo dhe do të zgjidhësh një nga problemet më të mëdha

Kripa është shumë e rëndësishme për jetën e njerëzve në përgjithësi. Është, në fakt, shija…

2 hours ago

E dini për çfarë shërben kjo pjesë në pasqyrën e brendshme të makinës?

Kjo është një levë që shërben për të mbrojtur shoferët nga të “verbuarit” natën nga…

2 hours ago