Singapori do të mirëpresë qiellgërvishtësin “super të lartë”,  një term që përdoret për të përshkruar ndërtesa që i tejkalojnë 300 metra.

Kulla e re, e quajtur 8 Shenton Way do të lartësohet mbi qytetin juglindor aziatik në vitin 2028 dhe brenda do të ketë zyra, një hotel dhe 34 kate rezidencash luksoze. E vendosur në një hapësirë prej 14.8 hektarë, qiellgërvishtësi është dizenjuar nga arkitekt amerikanë që ideuan Burj Khalifa, ndërtesën më të lartë të Dubait.

Frymëzuar nga pyjet e bambuve, pamjet dixhitale tregojnë forma drejtkëndore me tarraca në çatitë e tyre. Projekti do të përfshijë 9940 metra katrorë hapësirë të gjelbër në ajër, me bimë të përzgjedhura posaçërisht për të tërhequr fluturat dhe zogjtë. Më shumë se gjysma e zonave peizazh do të jenë të hapura për publikun.

Sipas firmës ndërtuese, 8 Shenton Way do të jetë qiellgërvishtësi më miqësor me mjedisin. Kulla 305 metra e gjatë do të konsumojë 55% më pak energji se sa i nevojitet./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here