Lirisht mund të themi që macja egjiptiane Mau është një racë mbretërore e maceve – ajo është macja që u respektua edhe nga Faraonët e lashtë
Macja egjiptiane Mau është vertetar se është një racë e lashtë e maceve. Studimet gjenetike janë bërë nga Dr Leslie A. Lyons në 2010 për të përcaktuar se cili grup i maceve në botë kishte diversitetin më të madh gjenetik. Studimi tregoi se grupi më i vjetër i maceve në botë ishin macet e egra të Egjiptit.

Gjithashtu një studim tjetër në vitin 2007 zbuloi se të gjitha macet tona shtëpiake kishin prejardhjen e tyre nga Egjipti. Gjithashtu studimet gjenetike kanë konfirmuar kohët e fundit faktin se raca e maceve Egjiptiane Mau me të vërtetë e ka origjinën në Egjipt. Me këtë provë shkencore, sipas të gjitha gjasave, macja egjiptiane Mau mund të jetë raca më e vjetër e maceve shtëpiake në botë.
Macja egjiptiane Mau në Egjiptin e Lashtë
Lumi Nil bëri të mundur që egjiptianët e lashtë të fillonin kultivimin e drithrave qysh herët në histori – përmbytja e Nilit solli llum pjellor në fusha çdo vit, dhe kultivimi i drithrave ishte shumë i favorshëm për egjiptianët. Mirëpo drithërat apo të lashtat natyrisht i kan tërhequr shumë edhe brejtësit në për zonat e fushave të mbjellura. Ata mund të shkatërronin pjesë të madhe të të korrurave dhe të shkaktonin uri në popull, por për fat të mirë për popullin egjiptia atë kohë macja e egër afrikane ishte e parnishme përreth atyre zonave. Sipas të gjitha gjasave ka qenë macja e familjes Lybica Ocreata, që vuri re bollëkun e gjahut në vendbanimet njerëzore dhe përreth.
Dhe në këto situata egjiptianët e lashtë, natyrisht, e pëlqenin macen sepse maca ndihmonte për të mbajtur furnizimin e tyre me ushqim më të sigurt. Kështu që njerëzit filluan një trajtim më të mirë për to.
Princi Egjiptian që e donte macen me emrin Ta-Miu
Dëshmia e parë e zbutjes së maceve është nga epoka e Mbretërisë së Re, Dinastia e 18-të rreth 1700-1500 para Krishtit. Ku gjithashtu nga kjo epokë vjen edhe sarkofagu i parë i maceve. Princ Thumosis ishte vëllai më i madh i Akhenaten, i emruar si mbreti tjetër pas babait të tij Amenhotep III, por vdiq para kohe.

Bazuar nga sarkofagu i përmendur ai ishte një adhurues shumë i madh i maceve. Ai e quajti macen e tij Ta-Miu (“ajo-mace”). Macja e përshkruar në sarkofag duket shumë si mace egjiptiane Mau. Princi Thumosis gjithashut besonte se edhe macet kishin edhe një jetë tjetër të përjetshme pas vdekjes. Pas asaj kohe, mumifikimi i maceve u bë një praktikë standarde në Egjiptin e lashtë. Herodoti në shek. 5 para Krishtit udhëtoi për në Egjipt dhe shkroi se ishte zakon i njerëzve të lashtë të Egjiptit që të rruanin vetullat në shenjë zije kur macet e familjes ‘vdisnin’.
