Dezinfektuesit e duarve janë renditur si një ndër produktet kryesore që duhen përdorur për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Megjithëse, dezinfektuesit mund të mbajnë viruset dhe bakteret larg, ata mund të mos jenë të dobishëm nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur.

Në fakt larja e duarve me ujë është më efektive se përdorimi i xhelit të duarve, por ju mund t’i përdorni në momentet kur jeni jashtë apo jeni në kontakt me pajisjet e zyrës ose të vendit ku punoni.

Studimet thonë se dezinfektuesit e duarve me bazë alkooli mund të ndalojnë shumë viruse që prekin sistemin respirator, siç është edhe koronavirusi. Shumica e dezinfektuesve të duarve kanë në përbërje 60-90% alkool, diçka që është tepër e rëndësishme, sepse koronavirusi ka një lloj veshjeje që është veçanërisht e ndjeshme ndaj efekteve shkatërruese të alkoolit.

“Daily Mail” shkruan se profesori mikrobiolog në Mark Wilox thotë se një dezinfektues duarsh duhet të ketë të paktën 70% alkool.

“Disa njerëz tentojnë t’i bëjnë vetë dezinfektuesit, por kjo nuk është gjë e mirë, sepse shumica e pijeve alkoolike, edhe ato më të fortat, kanë vetëm 40% alkool, që do të thotë se nuk ka gjasa për ta luftuar virusin”, ka thënë Wilox.

Alkooli shkatërron membranën e jashtme mbrojtëse të virusit, duke bërë që secila grimcë të prishet shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here