Ma mirë dekë me u shue nën hije
T’Flamurit tonë në fushë t’Mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnie
Për në sukuj t’huejë t’Ballkanit.
Gjergj Fishta
Porsi fleta e Ejllit t’Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis’?
E thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledh tok ndër cetë t’ushtris’?
Bini toskë, ju bini gegë!
Si dy rrfe që shkojn tue djegë!
A ngadhnjyesë a t’gjithë dëshmorë?
Trima mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Për mbas Flamurit t’vet shqyptari,
Kur rrokë armët për t’drejta t’veta,
Atje lufta ndezet zharri,
Atje armiku vehet n’t’leta.
Bini toskë! Etj.
Mbi njatë Flamur Perëndija
Me dor t’vet Ai e ka shkrue:
‘’Për shqyptarët do t’jet Shqypnia:
Kush ua prekë, ai kjoftë mallku!’’
Bini toskë! Etje.
Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhanun,
Sod me shkelë kamba e poshtrueme
E nji t’huej t’na kem m’ia lanun?
Bini toskë! Etj.
Ah: jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’ me u shkri me gra, me fmi!
Kem’ me mbetë kortarë ndër ara,
Se me shkelë lam t’huej’n n’Shqypni.
Bini toskë! Etj.
M’kambë, Sokola të Shqypnisë!
Flamuri ynë, që, n’ajr po shtiellet
Si po veshet t’Perëndis’,
Kah na ban hie prej qiellet
.
Bini toskë! Etj.
Ma mirë dekë me u shue nën hije
T’Flamurit tonë në fushë t’Mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnie
Për në sukuj t’huejë t’Ballkanit.
Bini toskë! Etj.
Armët e besën na i njeh bota;
Trima n’za kem’ pasun t’Parët
Luften ne na e msoi Kastrijota;
Ke, thue frigë do t’ken Shqyptarët?!
Bini toskë! Etj.
Urra! Djelm, eh u’ u dhashtë e mbara!
Sod a kurrë me dekë p’r Atdhe!
Flamuri i ynë, qe, u nis përpara:
Ndihmo Zot, për Atdhe e Fe!
Bini toskë! Etj.