6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI NYT boton dokumentin sekret: SHBA planifikoi të perdorte armët bërthamore kundër Kinës...

NYT boton dokumentin sekret: SHBA planifikoi të perdorte armët bërthamore kundër Kinës në 1958 gjatë krizës në ngushticën e Tajvanit

Nga Ben Westcott, CNN

Gjatë krizës në ngushticën e Tajvanit në vitin 1958, Uashingtoni mori seriozisht në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore kundër Kinës. Të paktën kështu bëhet e ditur nga dokumente të publikuara së fundmi.

Dokumentet, të raportuara për herë të parë nga New York Times të shtunën e kaluar, zbulojnë shkallën e diskutimeve të Uashingtonit në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore për të parandaluar një pushtim kinez të Tajvanit, përfshirë pranimin nga disa udhëheqës ushtarakë amerikanë të sulmeve të mundshme hakmarrëse bërthamore në bazat e SHBA-së.

Informacioni i ri u sigurua për Times nga Daniel Ellsberg, “rrëfyesi” i cili në 1971 zbuloi Dokumentet e Pentagonit që detajonin dy anët e medaljes së qeverisë amerikane në trajtimin e Luftës së Vietnamit.

“Përdorimi nga ana e SHBA-së i armëve bërthamore nuk duhet të mendohet, përgatitet ose paralajmërohet, në asnjë rrethanë, përfshirë dhe mbrojtjen e Tajvanit,” tha Ellsberg në një postim në profilin e tij në Twitter dy ditë më parë.

Rrjedhja e informacioneve për çështjen e Tajvanit vjen nga pjesët e klasifikuara më parë të një raporti të vitit 1966 nga ‘think tank’- Rand Corporation – mbi krizën e ngushticave të Tajvanit më 1958, shkruar nga M. H. Halperin për Zyrën e asistent sekretarit të Mbrojtjes në atë kohë.

Pasi Partia Komuniste mori pushtetin në territorin e Kinës në 1949, pas një lufte të egër civile, qeveria nacionaliste u zhvendos në Tajvan. Por Pekini e shihte ishullin si pjesë të territorit të tij dhe të dy palët patën konflikte here pas here gjatë dekadave në vijim.

Mundësia më e madhe e një konflikti të armatosur mes SHBA-së dhe Kinës u shënua gjatë krizës së ngushticës së Tajvanit në 1958, kur Republika Popullore e Kinës gjuajti me artileri në ishujt periferikë të Taipeit. Uashingtoni u shqetësua se bombardimet mund të ishin pararendëse të një pushtimi të plotë.

Hedhjet e granatave u përqendruan në grupimin e ishujve Quemoy dhe Matsu, të cilat shtrihen midis Tajvanit dhe Kinës kontinentale dhe përshkruhen nga Rand Corporation si “linja e parë e mbrojtjes” për Taipei.

Megjithëse tashmë dihet publikisht se administrata Eisenhouer debatoi për faktin nëse do të përdorte armë bërthamore për të parandaluar Kinën nga sulmet ndaj Tajvanit, dokumentet duket se zbulojnë shkallën e planifikimit, dhe kjo ndodh për herë të parë.

Sipas dokumenteve të zbuluara, disa zyrtarë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe atij të Shtetit ishin të shqetësuar se humbja e ishujve periferikë në 1958 mund të çonte në një “pushtim të plotë të Tajvanit nga ana e komunistëve kinezë”.

Në rast të një sulmi ajror dhe detar në ishuj, gjenerali i forcave ajrore amerikane Nathan Tuining shprehej se SHBA-ja  do të duhej të përdorte armë bërthamore kundër bazave të forcave ajrore të Kinës “për të parandaluar një fushatë të suksesshme ajrore”, duke filluar me “rendiment të ulët” dhjetë deri në pesëmbëdhjetë kiloton armë bërthamore  “.

Nëse kjo nuk do të çonte në një humbje  të Kinës kontinentale, “Shtetet e Bashkuara … nuk do të kishin asnjë alternativë tjetër përveç zhvillimit të sulmeve bërthamore  në Kinë deri në veri të Shangait”.

Sipas dokumenteve, Kryetari i Shefave të Stafeve të Përbashkëta të Ushtrisë së SHBA-ve  pranoi se kjo me siguri do të çonte në hakmarrje bërthamore kundër Tajvanit dhe bazës ushtarake të SHBA-së në Okinaua në Japoni. “Por ai theksoi se nëse politika kombëtare nënkupton mbrojtjen e ishujve në det të hapur, duhet të pranoheshin dhe pasojat,” theksohet në dokument.

Duke qenë se Kina ende nuk kishte zhvilluar aftësitë e saj bërthamore, çdo hakmarrje bërthamore do të kishte ardhur nga Bashkimi Sovjetik, duke ndezur ndoshta një konflikt global edhe më shkatërrues. Në raport thuhet se nuk është e qartë se ku do të kishte zënë fill hakmarrja bërthamore.

Dokumentet tregojnë se shefat e përbashkët të SHBA-ve, dhe Tuining në veçanti, e shihnin përdorimin e armëve bërthamore si “të pashmangshme”. Në një seksion, Gjenerali Laurence S. Kuter, komandanti i lartë i Forcave Ajrore për Paqësorin,  deklaron se çdo veprim ajror i SHBA-së kundër një sulmi kinez në ishujt periferikë “nuk kishte asnjë shans për sukses nëse nuk përdoreshin armët bërthamore që në fillim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments