Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Himni i flamurit kombëtar (1913)

Ma mirë dekë me u shue nën hije
T’Flamurit tonë në fushë t’Mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnie
Për në sukuj t’huejë t’Ballkanit.

Gjergj Fishta

Porsi fleta e Ejllit t’Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis’?
E thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledh tok ndër cetë t’ushtris’?

Bini toskë, ju bini gegë!

Si dy rrfe që shkojn tue djegë!
A ngadhnjyesë a t’gjithë dëshmorë?
Trima mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Për mbas Flamurit t’vet shqyptari,
Kur rrokë armët për t’drejta t’veta,
Atje lufta ndezet zharri,
Atje armiku vehet n’t’leta.

Bini toskë! Etj.

Mbi njatë Flamur Perëndija
Me dor t’vet Ai e ka shkrue:
‘’Për shqyptarët do t’jet Shqypnia:
Kush ua prekë, ai kjoftë mallku!’’

Bini toskë! Etje.

Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhanun,
Sod me shkelë kamba e poshtrueme
E nji t’huej t’na kem m’ia lanun?

Bini toskë! Etj.

Ah: jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’ me u shkri me gra, me fmi!
Kem’ me mbetë kortarë ndër ara,
Se me shkelë lam t’huej’n n’Shqypni.

Bini toskë! Etj.

M’kambë, Sokola të Shqypnisë!
Flamuri ynë, që, n’ajr po shtiellet
Si po veshet t’Perëndis’,
Kah na ban hie prej qiellet
.
Bini toskë! Etj.

Ma mirë dekë me u shue nën hije
T’Flamurit tonë në fushë t’Mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnie
Për në sukuj t’huejë t’Ballkanit.

Bini toskë! Etj.

Armët e besën na i njeh bota;
Trima n’za kem’ pasun t’Parët
Luften ne na e msoi Kastrijota;
Ke, thue frigë do t’ken Shqyptarët?!

Bini toskë! Etj.

Urra! Djelm, eh u’ u dhashtë e mbara!
Sod a kurrë me dekë p’r Atdhe!
Flamuri i ynë, qe, u nis përpara:
Ndihmo Zot, për Atdhe e Fe!
Bini toskë! Etj.

InFor. Culture

Recent Posts

Ja çfarë nuk duhet të shkruani kurrë në CV-në tuaj

Cila klishe e rezymesë është më e çuditshmja që mund të lexohet? Sipas revistës Time:…

18 mins ago

Çfarë ndodh nëse shtypni këtë numër në Google(Foto)

Ajo çfarë po i habit njerëzit kohët e fundit është një numër të cilin po…

27 mins ago

1989/ Si erdhi interneti në Tiranë dhe cili ishte portali i parë

Ishte viti 1989. Në Universitetin Politeknik i Tiranës (UPT) ndodhi një ngjarje historike: lidhja e…

45 mins ago

Bëni kujdes nëse shihni një monedhë si kjo në derën e makinës

Nëse shihni një monedhë të ngjeshur si kjo në derën e makinës suaj, veproni menjëherë!…

1 hour ago

10 vendet më misterioze në botë, ndër to edhe një qytet shqiptar

Janë disa vende në botë që na lejojnë të lidhemi me hyjnoren. Këta janë vende…

2 hours ago

Harta e OKB-së, zbuloni si do të jenë shqiptarët në vitin 2060

Plakja e popullsisë dhe emigracioni do të bëjnë që në vitin 2060, mosha mesatare e…

2 hours ago