Kreshnik Spahiu

”Enver, si do e zgjidhim çështjen e Kosovës? Do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë apo do e lëm pjesë të Jugosllavisë”- i tha Tito në 1945.

“Josif, në këto momente Kosova është e mbushur me element anti-komunistë dhe do ishte e pamundur ti konttrrolloja, e do vinin në rrezik Republikën e Shqipërisë, prandaj mbaje ti”- ju përgjigj Enver Hoxha (lexo referencë Libri Titizmi me autor Enver Hoxhën). Nuk do të doja në fakt ta citoja diktatorin më të egër që kanë pasur shqiptarë, por për fat të keq historia e Shqipërisë dhe fatet e shqiptarëve janë vendosur nga këto “sorollopë” dhe të ngjashëm si këta që kanë më shumë se një shekull që tallen e përfitojnë në kurriz të Kombit.

Sot, unë vendosa të flas i fundit për ndarjen e kufijve, se spo na lë rradhë askush, në media apo rrjete sociale. Situata aktuale për fat të keq më ngjanë shumë me një histeri kolektive politike e një shoqërie totalisht e indoktrinuar politikisht, që padyshim mes tyre ka edhe tifozë të sëmurë kundër ose pro Ramës ose nuk mungojnë po ashtu edhe inspirime po histerike edhe nga kampet e tjera! Ky debat jetik për Kombin ka gjithçka, sekrete, tradhti, pazar politik, luftë për pushtet brenda llojit të tradhëtarëve, por nuk ka atë që është më e rëndëishme ndjenjën dhe përgjegjësinë kombëtare e patriotike që duhet të ketë faktorët e implikuar në këtë proces ose më sakt doja të thosha në një proces të shpikur/krijuar nga “ata”, pikërisht për tu shërbyer pushtetin dhe interesave të tyre personale që janë në përputhje të hapur me interesat antikombëtare.

Duke qenë se një pjesë të mirë të betajeve të mia professionale e politike ja kam dedikuar kauzës kombëtare për shkak të cilës kam marrë edhe kosto të mëdha e të pamerituara do të përpiqem të ofrojë disa alternativa zgjidhje që shkon përtej debatit të tradhtisë kombëtare të 30 viteve apo 30 ditëve të fundit.

1- Pyetja e parë që i drejtoj mijra analfabetëve politik shqiptar është: “Kush është kombi më i coptuar dhe që vuan nga mos përcaktimi i drejtë i kufijve në Ballkan?

Për ata që duan Shqipërinë dhe jo partinë, përgjigjia është dhe mbetet vetëm Një: Shqiptarët sot jetojnë në 6 shtete dhe vuajnë krizën e identitetit apo aftësive shtet unifikuese! Për fat të keq në historinë tonë kemi dëshmuar se dimë të krijojmë pushtet, por edhe e sakrifikojmë shtetin për pushtetin. Shqiptarët, me gjithë historinë e hidhur e të padrejtë vazhdojnë të kenë problem krijimin e një shteti funksional. Kjo ka bërë që cështja e bashkimit kombëtar të mbetet në nivele intelektuale/individuale dhe jo në nivel të implementimeve konkrete të politikave shtetërore në funksion të bashkimit kombëtar, ose në zhargonin popullor të bashkimit të territoreve shqiptarëve.

2- Pyetja e dytë: Kush asimilohet dhe humbet çdo vit nga mdryshimi i kufijve, Shqipëria, Greqia, Serbia, Maqedonia Veriut, Mali i Zi?

Pa dyshim, që sa më shumë vonon bashkimi aq më shumë do humbasim dhe asimilohemi.

Ne tashmë kemi humbur me dhjetra qytete sepse ndarja dhe nacionalizmi strategjik i fqinjve na ka zbuar dhe rrudhur drejt një Shqipërie të vogël.

Ne kemi humbur tashmë qytete që dikur ishin 100% shqiptare dhe sot jam zbrazur nga bashkë-kombasit tanë.

Ne kemi boshatisur ose na kanë zbuar prej Kotorrit, Shkupit, Tivarit, Ohrit, Manastririt, Çamërisë….. etj etj

Pyetja tretë: Kush është kombi që humbet më shumë nga mos korigjimi i kufijve në Ballkan?

E kush tjetër përveç shqiptarve, të cilët janë një komb prej 20 milion banorë por jetojnë në dy çerek shtete si Shqipëria dhe Kosova sepse të tjerët mbeten jashtë.

Shqiptarët janë i vetmi komb në botë me këtë status sui generis, me dy himne, me 7 flamur dhe 8 pasaporta të ndryshme.

Pytja e katërt: A ka një komb në botë që shteti i vet nuk i jep pasaportën për shkak të nacionalitetit (kombësisë)?

Po ka dhe është regjimi i Berishës, Metës dhe Ramës që i trejtojnë shqiptarët të barabartë me kinezët, arabët apo çeçenët për paisjen me pasaportë. Ata kalojnë të njëjtën procedurë.

Kjo nuk ndodh as në Afrikë, as në Azi dhe as në Antraktidë.

100% e shteteve në botë u japin pasaportë çdo bashk-kombasi pavarësisht se ku jeton

Pyetja e fundit: Pse asnjë qeveri shqiptare nuk ka organizuar kurrë një kuvend mbarkombëtar për të debatuar, analizuar dhe miratuar një strategji shekullore për 100 vitet e ardhshme që cdo qeveri duhet të punojë: Nëse ndryshimi i kufijve i shërben interesave kombëtare apo jo?

Unë si jurist kam bindjet e mia, por kjo çështje kaq shumë e rëndësishme dhe delikate nuk zgjidhet as nga bindjet e Kreshnikut, as nga facebooku i Berishës, as nga analizat e Batonit, as nga batutat e Ramës, as nga muskujt e Ramushit, as nga gjumi Lulzim Bashës për këtë çështje!

Shtetet seriozë mbledhin trurin e kombit nga çdo cep dhe hartojnë politika strategjike.

Sot asnjë parti politike PS,PD, LSI etj etj nuk ka asnjë rresht në program për këtë çështje.

Shqipëria e madhe kërkon njerëz të mëdhenj që me madhështinë e tyre të ulen qeveri-opozitë brenda dhe jashtë kufijve. Me gjithë kokat nga Shkupi, Prishtina, Presheva, Tuzi, Ulqini, Tirana dhe kuvendojmë, nëse duhen korigjuar kufijtë apo do jetojmë të divorcuar me njerkat e komshinjve.

Sigurisht që përball njē Shqipërie të vogë dhe coptuar unë do zgjidhja bashkimin, i cili nuk vjem dot pa rishikim kufijsh por deri atëhere jemi shumë larg sepse:“Përpara se të bashkojmë tokat, duhet bashkojmë kokat”.

Nuk mund të flasim për ndryshim kufijsh për sa kohë i gjithë faktori shqiptar nuk ka një koherencë vemdimarrjesh politike me qëllim për t’i implimentuar edhe në nivelin e politikave shtetërore. Nuk bashkohet një komb me politikanë që shkojnë në negociata të rëndësishme, ku diskutohet fatet e kombit pa pasur një konsensus kombëtar. Kombet e tjera të implikuar drejtëpërdrejtë dhe fajtor të linjës së parë të copëtimit të Kombit tonë kanë hartuar më parë mbi bazën e studimeve e manipulimeve historike strategji e projekte për të na copëtuar e ndërsa ne nga 1912 nuk kemi akoma një strategji konkrete kombëtare në lidhje me të ardhmen tonë të përbashkët të të gjithë shqiptarëve të Rajon që për fat të keq tashmë janë të ndarë mes veti në disa shtete.

Sot ne kemi thjesht ca plane bajraktarësh në Tiranë, Shkup, Proshtinë, Preshvë që po han kokat e njëri tjetrit dhe nxjerin pushk kush i kalon gardhin e bajrakut.

Askush prej tyre s’ju dhimbset kombi.

Natyrisht qindra politikanë duan partinë dhe jo Shqipërinë, madje për të parën mund ti venë flakën të dytës, dhe zjarrin e tyre e kemi parē në hirin e Shqipërive të vogla që kemi krijuar…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here