Gjatë ditëve të ftohta të vitit, dhimbja e fytit është një nga shqetësimet më të zakonshme që prekin shumë njerëz. Në vend të përdorimit të menjëhershëm të ilaçeve, disa zgjedhin alternativa natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave dhe forcimin e imunitetit.

 

Një nga recetat më të thjeshta shtëpiake për këtë problem përfshin përbërës natyral si limoni, mjalti dhe xhenxhefili. Për përgatitjen e saj nevojitet një kavanoz qelqi, disa copa limoni, mjaltë dhe xhenxhefil.

Përgatitja është e lehtë: në kavanozin e qelqit vendosen copat e limonit dhe më pas shtohet mjalti ose xhenxhefili. Kavanozi mbyllet dhe lihet në frigorifer derisa përzierja të marrë një teksturë të ngjashme me xhelatinë.

 

 

Kur nevojitet përdorimi, merret një lugë gjelle nga masa dhe përzihet me një filxhan ujë të nxehtë. Kjo përzierje mund të ruhet për disa muaj dhe përdoret si ndihmë natyrale për lehtësimin e dhimbjes së fytit dhe simptomave të ftohjes.

 

Përveç dhimbjes së fytit, kjo recetë shpesh përmendet edhe si ndihmë për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe forcimin e përgjithshëm të organizmit gjatë sezonit të ftohtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here