Kafja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe njihet për efektin e saj në rritjen e energjisë dhe përqendrimit. Përveç kësaj, studime të ndryshme e kanë lidhur konsumimin e moderuar të kafes me përfitime shëndetësore, si reduktimi i rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, demencë dhe disa lloje kanceri.

 

Kafeina, përbërësi kryesor aktiv në kafe, ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe mund të ndikojë në procesin e humbjes së peshës. Megjithatë, ekspertët theksojnë se konsumimi i tepërt nuk sjell më shumë përfitime, përkundrazi mund të ketë efekte negative për organizmin.

 

Sasia e kafeinës në një filxhan kafe mund të variojë nga 50 deri në 400 mg, varësisht nga lloji dhe përgatitja. Sipas studimeve, deri në 400 mg kafeinë në ditë — rreth 4 filxhanë kafe — konsiderohet e sigurt për shumicën e të rriturve të shëndetshëm.

 

 

Megjithatë, kafeina gjendet edhe në çaj, çokollatë dhe pijet energjike, ndaj duhet llogaritur edhe konsumimi nga burime të tjera për të mos tejkaluar kufirin e rekomanduar ditor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here