Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te tjera nen E-V13>PH2180
Para pak kohesh u shtua ne pemen e YFull nje test i ri nga fisi Thaç i Iballes ne Puke. Pas perfundimit te analizes u krijua dega e re E-V13>PH2180>Y30588>Y85184>Y113094>Y94978, e cila deri tani eshte identifikuese vetem e ketij fisi. Per momentin, mosha e deges llogaritet rreth 300 vjet, mirepo me siguri me testimin e anetareve nga dege te tjera te fisit do te gjenden edhe lidhje me te vjetra qe do te perputhen me afer me gojedhenat e tij.
Pothuajse ne te njejten kohe u zbulua edhe tjeter dege e re paralele me te: Y113094>A42167, me dy anetare te fisit Morine ne Kosove, nje nga fshati Krojmir, tjetri nga Kopernica. Nje nga keto familje ruante gojedhenen e prejardhjes nga Puka, gje qe perkon me lidhjen e zbuluar tashme me Thaçin.
Kujtojme se nje dege tjeter e afert (rreth 40 breza ne vije aterore) permban trungun kryesor te Berishes se Kuqe, ku kemi anetare nga Drenica, Deçani, Shtimja, etj. Nder rezultatet e fundit ne kete degezim eshte nje familje nga fshati Galice i cili konfirmoi lidhjen mes fshatit Prekaz e Galice, ashtu si e thote gojedhena ne keto fshatra.
Ne nje dege tjeter nen PH2180 u zbulua per here te pare nje rezultat nga trevat jugore shqiptare, konkretisht nga familja Topçiu ne Vishocice te Devollit. Kjo familje lidhet ne rreth 30-40 breza ne vije aterore me nje familje nga Puka dhe me nje trung te madh rreth 850 vjeçar ne zonen Kukes-Diber (Ujmisht-Ploshtan-Kalis-Sllove) i cili ka dege edhe ne Kaçanik. Duhen me shume rezultate per te percaktuar levizjen e kesaj familje perpara vendosjes ne Devoll, por duke qene gjetja e pare e konfirmuar e PH2180 ne jug, ky rezultat perforcon rolin e rendesishem te kesaj dege qe ne periudhen e etnogjenezes shqiptare.
Se fundi, ne datasetin e ri qe presim te zbulohet ne vazhdimesi, jane edhe dy rezultate te Antikitetit te vone, qe me nje klasifikim paraprak duket se i takojne nje degezimi te E-V13>PH2180 qe permban rezultate nga fisi Mavriq, me shume mundesi fisin Kiri (nevojitet test cilesor per siguri te plote) dhe nje linje te perhapur ne Rumani e Serbi, me gjase me prejardhje vllahe. Pasi te dalin te dhenat e plota rreth ketyre mostrave, mund te mesojme dicka me shume per moshen e kesaj dege dhe levizjet e saj ne lashtesi.



