Ndoc Mark Deda i Berishës Pukës • Dëshmor i Atdheut.
Mehmet Shpendi i Shalës Dukagjinit • Hero i Popullit.
Ndoc Mark Deda dhe Mehmet Shpendi ishin ndër prijësit kryesorë të maleve të Shqipërisë e gjithmonë *pushkë e ńezme* për Atdhe.
Bashkëpunuan e morën pjesë në shumë luftëra, kudo që gjaku shqiptar i thërriste!
Ndoc Mark Deda mori pjesë në;
Rrethimin e Shkodrës nga forcat shoviniste serbo-malazeze bashkë me çeten e tij duke kryer luftime të ashpra e të rrezikshme në zonën e Vrakës, Drishtit, Shllakut, etj.
Në kryengritjët e përgjithshme të vitit 1911 dhe 1912.
Në luftën e Midhes, Pukë. Etj…
Ishte prijësi i Djelmnisë së Berishës.
Mehmet Shpendi mori pjesë në;
Kryengritjen e vitit 1910.
Luftën e Deçiqit.
Kryengritjet e vitit 1911 dhe 1912.
Ishte prijësi i Djelmnisë së Shalës.
Kushtrimi i Mehmet Shpendit dhe prijësve të Dukagjinit, për rrezikun e ushtrisë malazeze, gjeti jehonë të menjëhershme tek Ndoc Mark Deda dhe çeta e tij kreshnike. Ata si shqipet kaluan Drinin, dhe u vëndosën përballë pushtuesëve në Mollë të Shoshit (Dukagjin). Por, pabesisht, u rrethuan nga të gjitha anët nga pushtuesit, të cilët bënin thirrje të dorëzohej bashkë me çeten e tij. E pas një heshtje të shkurtër, Ndoci u drejtohet bashkëluftëtarëve të tij:
“Burra! Le t’forcohna e t’çajmë rrethimin!! Po e patem jetën e shkurt, le t’desim n’fushë beteje kundër anmikut!! Nderi i Dukagjinit, Berishës, Pukës e már Shqipnisë, e lyp që na t’luftojmë sikur u ka hije trimave për lirinë e Atdheut!!
U BETUEM ME LUFTUE SI GJITHMONË, E MOS ME U LIDH PËR S’GJALLI!!”
..Në ndeshje trup me trup e bajoneta, ra vëllai i Ndocit, Mhilli, me shumë pjestarë të tjerë të çetës.
Ndoc Mark Deda, si Dragua, më shumë plagë në trup, çau rrethimin.. kaluan Drinin, e pat ndërruar jetë në Korrikun e atij viti, në moshën 35 vjeçare, në kulmin e rinisë.
Vellai i tij, Mhill Mark Deda, kur ra Dëshmor i Kombit, ishte 26 vjeç!
Është e dhimbshme, fatkeqësi e mizori që askund në librat e historisë zyrtare në arsim, nuk përmenden këta viganë të kombit tonë e brezat e ardhshëm nuk lexojnë për to e nuk i dinë vlerat e tyre kombëtare. Këta shqiptarë të mëdhenjë që qëllimi i vetëm hyjnor i tyre, ishte mbrojtja e Atdheut dhe nderit të shqiptarit nga armiqtë e shumtë ndër-shekullorë!
Ketyre trimave, që u këndohet në oda burrash e jo vetëm, përmbi një shekull.


