Njerëzit e parë që kanë ndarë ditën në disa pjesë kanë qenë egjiptasit antik. Para më tepër se 3000 viteve, ata kanë filluar ti përdorin orat e para. Ata kanë përpiluar orat e para sipas hijes që shihet në tokë.

Askush nuk di sigurt se pse është zgjedhur pikërisht numri 12 për ndarje të orës, por disa mendojnë që kështu është më lehtë të ndahet në dy, tre, katër dhe gjashtë.

Megjithatë, këto ora nuk kanë pasur dobi pas perëndimit të diellit. Për orët e natës, egjiptasit kanë shikuar yjet. Ata kanë zgjedhur disa yje për të ndjekur dhe sipas tyre kanë llogaritur kohën. Gjegjësisht, ata kanë zgjedhur 12 yje për ta matur kohën gjatë natës. Kështu janë fituar 12 orë erësirrë dhe 12 orë dritë – 24 orë në ditë.

Babilonasit e vjetër kanë dashur ta përdorin numrin 60. Shumë civilizime kanë huazuar këtë sistem, ndër të cilët edhe egjiptasit. Prandaj, rrethin e ndajmë në 360 shkallë. Kështu edhe njerëzit kanë vendosur ta ndajnë kohën në orë, e cila është në formë rrethore , në 60 minuta, dhe pastaj çdo minut në 60 sekonda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here