Nga Besim Ndregjoni

Me 31 korrik 1948 vriten në tortura çnjerzore dy meshtarë, dy përçues të besimit në Zot, dy priftërinj, dy intelektual të kulturës Shqiptare në Koplik të Malsisë  Madhe  Dom Lekë Sirdani e Dom Pjetër Çuni kan qenë dy figura të shquara, jo vetëm të Kishës Katolike, por edhe përfaqsues të denjë të kulturës dhe intelektualë shqiptarë të kohës së vet.

Xhelatët e Enver Hoxhës mbytën dy klerikë shqiptarë!

U torturua në mënyrë barbare e të pashpirtshme. E bënë të sillej përreth famullisë së tij në zonën e Koplikut, pastaj e futën të gjallë në një pus ujërash të zeza dhe e lanë aty derisa vdiq më 31 korrik 1948, bashkë me Dom Pjetër Çunin.

Sot i kujtojmë këto martirë ne bashkëvuajtsi e tyre. Sot këto martir nuk janë të qetë se politika shqiptare 34 vjeçare hesht për krimet e komunizmit. Sot Shqipëria ka një shtet ifeologjik që nderon vrasit e meshtarve, sot ka një shtet qe ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste të Evropës, ajo sundohet nga pasardhsit e vrasesve të priftëronjëve. Shqipëria as nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj tragjike komuniste dhe as nuk e ka ndër mend të dënojë krimet e atij regjimi barbar kundër popullit të vet.Ka mbi 7 muaj që Presidenti, Parlamenti, Qeveria nuk i kthejnë përgjigje institucjonit që i nderon këta figura Unionit të Burgosurve dje të Përndjekurve Politikë dhe që i mban gjall në kujtesën kombëtare. Sot ky Shtet nuk jep përgjigje institucjoneve fetare që kërkojnë të denohet krimi komunistë që vrau barbarisht shqiptarët që deshën Zotin, Shqipërinë! Deri kur do të heshtin barbarët e demokracisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here