NGA PLANTAGENETËT TEK MEDICI
Familja Rothschild (shpesh herë quhen thjesht Rothschildët) është një dinasti ndërkombëtare në sektorin bankar dhe të financave me origjinë hebreje nga Gjermania, që nisi veprimtarinë në të gjithë Evropën dhe mori titull fisnikërie nga qeveritë austriake dhe britanike.
Ngjitja e famës së familjes në skenën ndërkombëtare nisi me Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e të cilit për suksesin në të ardhmen ishte të ruante kontrollin e bizneseve të tyre në duart e familjes, gjë që u lejonte atyre të ruanin sa më shumë sekretin në lidhje me pasurinë e tyre si dhe arritjet në fushën e biznesit. Mayer Rothschild arriti që me sukses të ruajë pasurinë brenda familjes, përmes martesave të menduara me kujdes brenda pjesëtarëve dhe të afërmve të ngushtë të familjes.
Nathan Mayer Rothschild nisi biznesin e tij londinez, “N. M. Rothschild and Sons” në vitin 1811 në New Court, në qytetin e Londrës, biznes që vazhdon të ekzistojë në të njëjtin vend edhe sot e kësaj dite. Në vitin 1818, ai dha një hua prej 5 miliardë stërlinash për qeverinë prusiane dhe dhënia e bonove për huatë qeveritare u shndërrua në shtyllën kryesore të biznesit të tij në fushën e bankave. Ai arriti një pozicion kaq të fuqishëm në qytetin e Londrës, sa që deri në vitin 1825-1826 ishte tashmë në gjendje që t’i ofronte një sasi të mjaftueshme monedhash Bankës së Anglisë me qëllim që t’i mundësonte asaj shmangien e një krize likuiditetesh.
Plantagenetët
Në përfundimin e paqartë mes Plantagenetëve dhe Tudorëve, Plantagenetët fituan për arsye se pjesa më e madhe e zhvillimit të kulturës angleze si dhe e sistemit politik (që mbetet edhe sot e kësaj dite) e pati startin pikërisht në kohën e sundimit të tyre. Në kohën e Tudorëve, u krijua Kisha Anglikane dhe disa thonë se në kohën e tyre ka patur edhe një epokë të artë, por rëndësia e linjës së Plantagenetëve është shumë më e madhe (dhe veç të tjerash, nuk duhet harruar se edhe Henri i VIII ishte një pasardhës direkt nga nëna i familjes së Plantagenetëve). Shtëpia e Plantagenetëve ishte një Shtëpi Mbretërore e themeluar nga Henry II i Anglisë, djali i Geoffrey V i Anjousë. Një kulturë dhe art i spikatur anglez lindi dhe u zhvillua gjatë erës së Plantagenetëve, inkurajuar edhe nga disa prej monarkëve të cilët ishin përkrahësit e mëdhenj të “babait të poezisë angleze”, Geoffrey Chaucer. Stili i arkitekturës gotike ishte shumë popullor gjatë asaj kohe, me ndërtesa të tilla si Westminster Abbey dhe York Minster që u rimodeluan pikërisht sipas atij stili. Pati gjithashtu edhe zhvillime me një rëndësi jetëgjatë në sektorin social, si për shembull firmosja e Magna Cartas nga ana e Johnit I të Anglisë. Institucionet politikë, si Parlamenti i Anglisë dhe Parlamenti Model e kanë origjinën pikërisht në periudhën e Plantagenetëve, ashtu si edhe shumë institucione arsimorë, përfshirë Universitetet e Kembrixhit dhe Oksfordit.
Familja Nehru-Gandhi
Familja Nehru-Feroz Gandhi është një familje politike indiane që ka dominuar në Kongresin Kombëtar të Indisë përgjatë pjesës më të madhe të periudhës së pavarësisë së hershme të Indisë. Tre pjesëtarë të kësaj familjeje kanë qenë Kryeministra të Indisë, dy prej të cilëve (Indira dhe Rajiv Gandhi janë vrarë). Një pjesëtare e katërt e familjes, Sonia Gandhi është aktualisht Presidente e Kongresit, ndërkohë që ajo dhe djali i Rajivit, Rahul Gandhi janë pjesëtarët më të rinj të familjes që hyjnë në politikën aktive, kur ai konkuroi dhe më pas fitoi një vend në dhomën e ulët të parlamentit të Indisë në vitin 2004. Familja Nehru-Feroz Gandhi nuk ka asnjë lidhje me udhëheqësin e pavarësisë së Indisë, Mohandas Gandhi.
Familja Khan
Ghengis Khan ishte themeluesi, Khan (sundues) dhe Khagan (perandor) i Perandorisë Mongole, perandoria më e madhe e solide në historinë e njerëzimit. Ai erdhi në pushtet duke bashkuar shumë prej tribuve nomade të Azisë verilindore. Pasi themeloi perandorinë Mongole dhe u shpall “Genghis Khan”, ai filloi pushtimet mongole si dhe sulmet në zonat e Kara-Khitan Khanate, Kaukaz, Perandorinë Khvarezmid, Ksian Perëndimore dhe dinastitë Jin. Gjatë jetës së tij, perandoria mongole pushtoi një pjesë shumë të madhe të Azisë Qendrore. Përpara se Genghis Khan të vdiste, ai emëroi Ogedei Khanin si pasardhës të tij dhe e ndau perandorinë e tij në Khanates mes bijve dhe nipërve. Genghis Khan vdiq në vitin 1227 pasi mposhti Tangutsët. Khan u varros në një varr pa shenjë diku në Mongoli në një vend të panjohur. Pasardhësit e tij vazhduan pëprpjekjet për të shtrirë perandorinë mongole deri në pjesën më të madhe të Eurazisë duke pushtuar ose krijuar shtete vasalë në zonat e Kinës së sotme, Koresë, kaukazit, shteteve të Azisë Qendrore si dhe një pjesë të madhe të zonave të asaj që sot është Evropa Lindore dhe të Lindjes së Mesme.
Familjet Claudia and Julius
Këto dy familje janë bashkuar në një duke qenë se kanë qenë familjet më të rëndësishme të Romës së Lashtë dhe ato u bashkuan së bashku për të krijuar dinastinë Julio-Claudiane nga e cila kanë dalë edhe pjesa më e madhe e perandorëve më të famshëm të Romës: Kaligula, Augusti, Klaudiusi, Tiberiusi dhe Neroni. Këta pesë perandorë sunduan perandorinë romake në periudhën që nga viti 27 para Krishtit deri në vitin 68 pas Krishtit, atëherë kur i fundmi i kësaj linje, Neroni kreu vetëvrasje. Këta pesë sundimtarë u lidhën përmes martesave dhe adoptimeve. Secili prej tyre zgjeroi territorin e perandorisë romake dhe inicioi projekte masivë ndërtimi. Ata përgjithësisht duheshin nga njerëzit e zakonshëm, por kishin kundër armiqësinë e klasës së senatorëve – një ndjenjë që pasqyrohet nga historianët e lashtë. Historianët e lashtë e përshkruajnë dinastinë Julio-Claudiane si vetëzmadhuese, të marrë, perverse dhe tiranike.
Habsburgët
Shtëpia e Habsburgëve ishte një shtëpi shumë e rëndësihsme mbretërore në Evropë dhe ajo njihet më së miri si furnizuesja me Perandorët e Shenjtë Romakë të zgjedhur formalisht në periudhën mes viteve 1452 dhe 1740, si dhe sunduesit e Spanjës dhe të Perandorisë Austriake. Me origjinë nga Zvicra, dinastia mbretëroi fillimisht në Austri, të cilën e sunduan për më shumë se gjashtë shekuj, por një seri martesash dinastike sollën Burgundin, Spanjën, Boheminë, Hungarinë dhe territore të tjerë në trashëgiminë e saj. Dinastia e ka marrë emrin nga vendi i origjinës, Kështjella Habsburg që ndodhet në Kantonin zviceran të Aargaut. Motoja e dinastisë është: “Le të bëjnë luftë të tjerët, por ti, Austri e lumtur, do të martohesh”, që është edhe një tregues i talentit të Habsburgëve për të lidhur pjesëtarët e vet në martesë me shtëpi të tjera mbretërore të Evropës, me qëllimin për të bërë aleanca dhe trashëguar territore. Perandoresha Maria Tereza njihet mbi të gjithë në këtë drejtim dhe ndonjëherë ajo quhet edhe si “Nënëgjyshja e Evropës”.
Familja Ptolemaike
Dinastia Ptolemaike ishte një familje mbretërore nga zona e Maqedonisë në Greqi që sundoi Perandorinë Ptolemaike në Egjipt për afro 300 vjet, nga viti 305 para Krishtit deri në vitin 30 para Krishtit. Ptolemi, njëri prej shtatë truprojave që shërbyen si gjeneralë dhe zëvendës të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, u emërua satrap i Egjiptit pas vdekjes së Aleksandrit në vitin 323 para Krishtit. Në vitin 305 para Krishtit, ai u vetëshpall Mbreti Ptolemi I, më vonë i njohur si “Soter” (shpëtimtar). Shumë shpejt, egjiptianët pranuan familjen Ptolemaike si pasardhës të faraonëve të Egjiptit të pavarur. Fami;lje ptolemaike e sundoi Egjiptin deri kur ndodhi pushtimi romak në vitin 30 para Krishtit. Pjesëtarja më e famshme e kësaj linje ishte mbretëresha e fundit, Kleopatra VII, e njohur më së miri për rolin e saj gjatë betejavce politike romake ndërmjet Jul Cezarit dhe Pompeit, dhe më vonë ndërmjet Oktavianit dhe mark Antonit. Vetëvrasja e saj pas pushtimit prej romës shënoi edhe fundin e sundimit ptolemaik në Egjipt.
Familja Medici
Familja Medici ishte një familje e fuqishme dhe me shumë influencë në Firence në periudhën nga shekulli 13-tw deri në shekullin 17-tw. Nga kjo familje dolën tre Papë (Leo X, Klement VII dhe Leo XI), shumë sundimtarë të Firences (më i spikaturi ishte Lorenco i Mrekullueshmi, një prej përkrahësve dhe sponsorizuesve të disa prej veprave më të famshme të artit të Rilindjes) si dhe më vonë pjesëtarë të shumë prej familjeve mbretërore angleze dhe franceze. Ashtu si shumë familje të tjera zotërinjsh, ata dominuan qeverisjen e qytetit të tyre. Ishin në gjendje të vendosnin Firencen nën pushtetin e familjes së tyre, duke krijuar një ambient në të cilin lulëzuan arti dhe humanizmi. Ata u bënë udhëheqës të rrugës drejt Rilindjes së Italisë së bashku me shumë familje të tjera të mëdha zotërinjsh në Itali, si familjet Visconti dhe Sforza në Milano, familjen Este në Ferrara dhe Familjen Gonzaga në Mantua. Banka Medici ishte një prej institucioneve financiarë më të suksesshme dhe më të respektuara në Evropë. Sipas disa përllogaritjeve, familja Medici ka qenë për një periudhë kohe familja më e pasur e Evropës. Duke u nisur nga kjo bazë, ata fituan pushtet politik fillimisht në Firence dhe më pas më gjerësisht në Itali dhe në Evropë./konica.al /InforCulture.info