Një vajzë e re nga provinca kineze Shandong përfundoi në spital pasi vuri re se ka probleme me dëgjimin. Gjithnjë e më shpesh ajo nuk arrinte të kuptonte shefin dhe kolegët e saj, edhe kur ata i pëshpëritnin në vesh, ndaj kërkoi ndihmën e ekspertëve.

Një ekzaminim i detajuar zbuloi se ajo kishte pësuar dëmtime të përhershme neurologjike të dëgjimit në veshin e saj të majtë, raporton Oddity Central.

E pyetur nëse ajo pësoi një lloj traume, apo ndoshta ajo ishte e ekspozuar ndaj shumë zhurmave, Wang u përgjigj se ajo “thjesht po dëgjonte muzikë në kufje”.

Rezulton se për dy vitet e fundit ajo ka dëgjuar muzikë çdo natë derisa e zë gjumi.

“Më zinte gjumi me kufje në vesh, mu bë zakon”, i shpjegoi ajo doktorit.

Drejtori i departamentit të ORL, Dr. Li Tao, beson se humbja e dëgjimit ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga muzika që vajza dëgjonte çdo natë.

 

“Edhe pse volumi i zërit nuk ishte i tepruar, veshët ishin të ekspozuar ndaj zhurmës për një periudhë të gjatë kohore, e cila përfundimisht shkaktoi dëme”, tha ai.

Për fat të Wangut, vetëm veshi i saj i majtë u dëmtua dhe dëmi u zëvendësua me një aparat dëgjimi.

Kjo histori është bërë virale në Kinë dhe shërben si një paralajmërim, veçanërisht për të rinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here