Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.
Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imuniat sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret.
Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
AgroWeb do t’ju rendisë 3 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë.
Vitamina A
Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë organizmit.
Ndihmon në shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë sëmundjet e viruset.
Këtë vitamin përveçse në formën e suplementeve mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqimeve të stinës.
Në këtë periudhë mund të konsumoni më shuëm patate të ëmbla, lakra, karota ose mishi i kuq.
Vitamina C
Ndoshta një nga suplementët më të njohur përsa i përket forcimit të organizmit.
Kjo vitamin vepron si antioksidant, Lufton radikalet e lira, pra qelizat e këqija që shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike.
Pra konsumoni shumë portokallë, brokoli, kivi, spinaq dhe çdo barishte jeshile si lakrat apo pazitë.
Vitamina D
Vitamina D e furnizon trupin me qeliza të bardha të cilat ndryshe mund ti quajmë edhe qelizat e imunitetit të fortë.
Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta në diell në mënyrë që trupi të fillojë prodhimin e vitaminës D.
Në këtë mënyrë do të mund të keni një sistem imunitar të fortë e të mbrojtur.
Vitamina K
Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave të shëndetshme dhe kundër bllokimit të enëve të gjakut.
Në këtë mënyrë ig jithë organizmi do të punojë më mirë e ju do të ndiheni më të shëndetshëm.
Vtaminën K e gjeni tek lakra, gjethet e panxharit, lakrat e brukselit apo brokoli.