Cilat janë dhjetë njësitë e përbëra nga super makina lufte e strategjie. Nga forcat speciale amerikane, britanike, ruse e deri tek ato izraelite.about:blank
Forcat speciale janë trupa të stërvitur në mënyrë të jashtëzakonshme, të cilat marrin përsipër misione që nuk i kryejnë dot forcat e thjeshta ushtarake. Të gjithë vendet kanë forca speciale, por janë dhjetë grupe të këtyre forcave, amerikane, britanike e ruse, të cilat janë më shumë se forca të thjeshta speciale. Stërvitja e tyre shkon në kufijtë e ekstremes dhe ato janë të përgatitur për t’i bërë ballë çdo lloj beteje njerëzore, e disa prej tyre janë të stërvitur për të eliminuar pa mbaruar sekondi i parë. Në vend të parë qëndrojnë forcat speciale amerikane, SEAL.
SEAL
Në SEAL bëjnë pjesë në forcat elitare speciale amerikane e duket sikur janë shumë prej tyre, por në fakt janë vetëm dy mijë. Ato janë luftëtarët më të fortë e Amerikës. Ata janë të stërvitur në të gjitha fushat e mundshme në nivelet më të larta. Të jesh anëtar i SEAL duhet ta jesh nga mosha 17-28 vjeç dhe për t’u zgjedhur duhet që parametrat fizikë të jenë përtej të të qenit normalë. Forcat e SEAL janë të specializuar në gjithçka.
SAS’ët britanikëabout:blank
Shërbimi Special Ajror britanik është stërvitur që të performojë shkëlqyeshëm në gjithë fushat që veprojnë forcat amerikane të SEAL, por gjithashtu është trajnuar nga MI-5 dhe MI-6 për kundërspiunazh. Kompetenca fizike duhet të jetë në majat më të larta ndërkohë që këto forca speciale stërviten nga ekspertët më të famshëm e më të zotë të luftimit në botë.
Forca Delta
Forca Delta është njësia e vetme zyrtare amerikane kundër terrorizmit që i dedikohet shpëtimit të pengjeve. Njësia Delta menaxhohet nga ushtria dhe përzgjedhja bëhet duke u bazuar në testin fizik, që nis me ushtrime normale dhe vijon nga një vrap prej 6 kilometrash. Më pas vazhdon ngjitja në një terren malore me një çantë shpine që peshon rreth 50 kilogramë, pa kompas dhe pa hartë. E gjitha kjo mbyllet me testet e tmerrshme mendor të kryera nga psikologët mbi rekrutët.
Shayetet 13
“Shayetet 13” mban moton zyrtare të ushtrisë së Izraelit, “Kurrë më” dhe i referohet Holokaustit. Ndërsa motoja jozyrtare, duke qenë se trupave speciale të “Shayetet 13” u pëlqen të bëjnë shaka është “Kur puna bëhet keq hebrenjtë ia mbathin vrapit”. Ata janë një prej tre forcave elitare speciale të Izraelit. “Shayetet 13” janë të specializuar në shpëtimin e pengjeve dhe kundër terrorizëm, e mbi të gjitha ata janë të stërvitur për të vrarë armikun.
Spetsnaz
Ndërkohë që shumë prej regjimenteve të trupave speciale të ushtrive në botë janë krijuar për t’u stërvitur, Regjimentet e Qëllimeve Speciale të Rusisë janë krijuar për të ndëshkuar. Trupat speciale “Spetsnaz” duhet të durojnë fshikullime, plagosje, thyerje brinjësh çdo ditë. Ata janë të lirë të largohen, kur të duan sepse vetëm më të mirët duhet të mbeten në fund. Ata thonë se nuk janë mësuar të injorojnë dhimbjen sepse kjo është e pamundur, por ata mësojnë ta shijojnë dhimbjen.
Komandot detare franceze
Ata e quajnë veten “beretat e gjelbra” dhe përbëhen nga gjashtë njësi: Hubert, Trepel, de Montfort, de Penfentenyo, Jaubert, dhe Kieffer. Secila prej njësive është e trajnuar për detyra të veçanta, qoftë për luftimin nën ujë, luftim pranë ujit, apo mbështetje e sulmeve nga larg, duke përfshirë këtu dhe snajperat dhe raketat. Ata janë themeluar me urdhër të Jacques-Yves Cousteau, i cili ishte oficer marine në Luftën II Botërore.
MARSOC
Komandot e Forcave Speciale Amerikane të Trupave të Marinës janë forca speciale të aksionit direkt dhe mbrojtjes së brendshme në kombet e huaja. Trajnimi i tyre përbëhet nga katër faza. Faza një është trajnimi, mbijetesa, rezistenca dhe arratisja. Faza e dytë është gjuajtja e përpiktë, shkatërrimet amfibe dhe zbulimi. Faza tre është vazhdim i vazos dy ndërsa faza katër përfshin instruksione për “luftë të parregullt”.
MI-6
Mishërimi më i përafërt i James Bond-it mund gjendet në personelin e Shërbimeve Sekrete Britanike, ose në Shërbimin e Sigurisë, seksioni 6. Ky seksion punon në partneritet të ngushtë me seksionin 5. Mi-6 pozicionon agjentët në gjithë botën për të hetuar kërcënimet ndërkombëtare dhe për t’i “neutralizuar” ato përpara se të bëhen vërtet të rrezikshme.
Rojtarët e Ushtrisë Amerikane
Pas stërvitjes bazë të ushtrisë vjen regjistrimi vullnetar që pasohet nga trajnimi për hedhje parashute, ekspertizë në luftime të klasit të parë, gjuhë të huaja, luftë në mal, luftë nën ujë dhe thuajse trajnim në gjithë llojet e armëve. Pas nëntë javësh vjen regjistrimi në Trajnimin e Avancuar Individual, ku rojtarët e zgjedhur bëhen mjeshtra në fushën që zgjedhin. Në kohën kur ata diplomohen, i bie që të kenë kaluar nëpërmjet një ferri të vërtetë.
Beretat e gjelbra amerikane
Beretat e gjelbra amerikane janë forca speciale amerikane, ndryshe nga forcat speciale të vendeve të tjera që mbajnë gjithashtu bereta të gjelbra. Beretat e Gjelbra stërviten për të administruar “beteja të pazakonshme”, të cilat përfshijnë infiltrimin në zonat e armikut të një numri të madh forcash dhe trajnimin e popullsisë lokale që bën rezistencë për të luftuar kundër armikut. Kjo është bërë në Irak dhe Afganistan.