Ilaç Wegovy për humbjen e peshës është vërtetuar se zvogëlon gjithashtu rrezikun e një goditjeje ose një sulmi në zemër, sipas një studimi të ri.

Prodhuesi i Wegovy, Novo Nordisk, thotë se studimi i tij i fundit tregon se ul rrezikun e një rasti kardiovaskular te njerëzit mbipeshë me sëmundje të zemrës me një të pestën.

Firma e përshëndeti atë si një “provë historike”, duke thënë se do të ndryshonte mënyrën se si obeziteti konsiderohet dhe trajtohet, shkruan BBC.

Ndërsa gjetjet ende duhet të rishikohen plotësisht, ekspertët ranë dakord se rezultatet ishin potencialisht të rëndësishme.

Injeksioni është i popullarizuar në vende si SHBA-ja, dhe u miratua për humbje peshe në Angli në qershor.

Nënkryetari ekzekutiv i Novo Nordisk, Martin Holst Lange tha se injeksioni kishte një përfitim të qartë mjekësor, si dhe ishte në gjendje të ndihmonte njerëzit të humbnin peshë.

Wegovy është një injeksion për humbje peshe që merret një herë në javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here