Lam Mula erdhi çastin që tellallët, me çirrjet për shpërthimin e murtajës dhe fermanin e mbylljes, kalonin nga Çarshia e Madhe te pjesa që shpjente te Ura e Tabakut për në Shkukëz, ku tashmë, flitej se ishte hapur një gropë e mëdha me gëlqere, një si varr i përbashkët, pët të vdekurit nga murtaja. Dukej tejet i shkallmuar.
“Filloi dënimi ynë me vdekje”.
Ia ktheva se nuk do t’i nënshtrohemi këtij dënimi, pa marrë parasysh se tellallët thonë se e kemi nga Perendia. I thashë se këtë e kemi nga robi, dhe çfarëdo që vjen nga robi, ka edhe ilaçe.
“Sidoqoftë, murtaja është murtajë… Ajo e bën të veten…”
Ia përkujtova grrithen në Malsi kundër murtajës së fundi.
“Mikrrobi mundet me mikrob…”
N’ato fjalë hyri Rremë Kusari. Fisnik si gjithmonë, dukej i qetë.
“Ta nisim grrithjen. Ata me të veten e ne me tonën… Të bashkuem, nuk dorëzohemi…”
E mora ngryk, sikur të kërkoja ngushëllim nga shqetësimi i brendshëm, që po më ngulfaste.
“Të paça, vëlla. Do të bashkohemi i madh e i vogël, xhami, teqe e kishë, për me e luftue këtë të keqe që po na kërcënon me shfarosje…
(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon NIkollë Kazazit”, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1982)