Për të shoqëruar përparimet teknologjike të botës kompjuterike dhe ndryshimin konstant të përkufizimit të Haker-it është koha që të shohim 10 hakerat Black Hat më famëkeq si dhe hakimet e tyre legjendare që u dhanë atyre këta tituj. Si fillim duhet të dini se Black hat hacker është pjesë e zhargonit kompjuterik për një person i cili angazhohet në pirateri kompjuterike të paligjshme me qëllim të keq. Një White Hat Hacker është një haker që synon të përmirsojë sigurinë e rrjetit, e thënë ndryshe është një haker me qëllime të mira. Ja vlen të përmendim se shumë white hat hackers si bashkethemeluesi i Apple Steve Wozniak kanë qenë më parë black hat.