Dëmi ekonomik llogaritet 270 mld Dollarë vetëm në vitin 2021

Në vititn 2021 katastrofat natyrore kanë shkaktuar dëme ekonomike në nivel botëror prej 270 mld $, me një rritje prej 33% në krahasim me vitin 2020.

Ndërkohë që kostoja arrin në 280 mld Dollarë nëse këtu shtohen e ato të shkaktuara drejtpërdrejt nga njeriu. Por impakti i njeriut në katastrofat është reduktuar nga 14 mld në 10 mld Dollarë në vit.  Statistikat bëhen të ditura nga një studim i Sëiss Re, ndër kompanitë kryesore të asikuracioneve në botë.

Gjatë vitit të kaluar planeti u godit nga shumë fatkeqësi natyrore, veçanërisht përmbytjet që kanë qenë shkatërruese në Europë, Kinë dhe SHBA. Është e parashikueshme që ndryshimet klimatike të prodhojnë evente meteorolgjike gjithnjë e më të shpeshta dhe ekstreme. Humbjet e shkaktuara nga uraganet në SHBA janë më të rëndat, ku regjistrohen vetëm nga uragani Ida 30 mld Dollarë dëme,ndërsa nga përmbytjet dëmet përllogariten në 82 miliardë dhe përgjegjëse për 1/3 e vdekjeve.

Në nivel global, përmbytjetet godasin 1/3 e popullsisë, duke u renditur kështu ne vend të parë ndër katastrofat natyrore. Në 2021 janë regjistruar 50 evente përmbytjesh të mëdha në Tokë.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here