Dargavs në Osetinë Veriore – Alania quhet qytet rus i të vdekurve, sepse fsheh qindra varreza, në të cilat janë varrosur njerëzit me të gjitha të mirat e kësaj bote.

Fjala është për fshatin, i cili në shikim të parë duket idilik. Në skaj të fshatit dominojnë shtëpizat e gurta, të cilat janë ndërtuar mes shekujve XIV e XVI.

Megjithatë, shtëpitë idilike megjithatë janë varreza në të cilat janë varrosur banorët e dikurshëm. Disa shtëpi kanë vetëm një kat, e disa edhe deri katër.

Për këtë vend tregohen shumë legjenda. Dikur është besuar se askush s’do dalë i gjallë nga Dargvasi, prandaj popullata lokale i është shmangur në hark të gjerë. Tregimtarët supozojnë se për këtë rrëfim është fajtore murtaja, e cila ka bërë kërdi në këtë vend në shekullin XVII.

Popullata lokale i dëbuar banorët e sëmurë në shtëpitë e gurta në kodër, nga të cilat nuk kanë guxuar të dalin deri në vdekje. Mu për këtë Dargvasin e quajnë “qytet i të vdekurve”.

Në varreza sot mund të gjenden para të vjetra. Familjet i kanë hedhur nga kodra në pus, me shpresë se me to do t’i goadin pllakat e gurta, sepse kjo do të thoshte se shpirti i të vdekurit ka përfunduar në parajsë.

Dargavsin sot askush nuk ka dëshirë ta vizitojë. Për këtë nuk kanë faj besimet e kota dhe rrëfimet lokale, po fakti se fshati ndodhet në një vend shumë të izoluar. Nga Vladikaukazi nevojitet një orë me makinë nëpër rrugë të paasfaltuar e me kthesa, që i dëbon edhe aventurierët më të pasionuar të udhëtimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here