Kujt nuk i pëlqen një fillim i ri? Secili në një fazë të caktuar ka nevojë për ndryshime në rutinë, sidomos në raste vështirësish. Me 7 zakone të thjeshta, ju mund të ndryshoni rrënjësisht ditën tuaj.

-Rregulloni shtratin tuaj çdo mëngjes

Mund t’ju tingëllojë e mërzitshme, por të rregullosh shtratin çdo mëngjes, para kafesë, është një “fitore e vogël” përballë vështirësive të përditshme.

–Rregulloni hapësirën tuaj para gjumit

Ashtu si rregullimi i shtratit në mëngjes që mundëson ta nisni ditën me energji, një hapësirë e rregullt ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës. Enët e palara në lavaman dhe rrobat për t’u larë mund të mos jenë prioritet, por rrëmuja na krijon stres. Kështu që mos hezitoni!

-Vendosni alarmin tuaj 10 minuta më parë

Dhe meqenëse po flasim për gjumin, nëse zgjimi në mëngjes duket si “të ngjitësh një mal”, vendoseni alarmin disa minuta më herët se kur duhet të ngriheni. Në këtë mënyrë do të mund ta filloni ditën tuaj më të qetë dhe do të keni më shumë kontroll mbi çdo vendim tuajin.

-Mbani mirë qëndrimin e trupit

Uluni drejt dhe përpiquni të mos përkuleni. Po, edhe mënyra se si ulemi mund të ndikojë në shëndetin tonë mendor. Drejtoni shpinën dhe relaksoni shpatullat, merrni frymë thellë dhe lëreni celularin mënjanë.

– Hiqni përdorimin e telefonit vazhdimisht

Mos rrini në divan, e aq më tepër para ekranit të telefonit. Dilni për një shëtitje në lagjen tuaj., Filloni vrapin, dilni për një shëtitje , kërceni ose bëni joga. Ju do të keni përfitime jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe mendor. Sa justifikime keni gjetur për të mos përfunduar librin që keni filluar të lexoni pak kohë më parë? Pavarësisht nëse preferoni të lexoni para gjumit, pasdite ose në mëngjes, stërviteni veten për ta bërë këtë pa u shpërqendruar.

-Thuaj “jo”

Ndryshe nga “më fal”, “jo” është një fjalë që nuk e themi aq shpesh. Mos harroni se sa herë keni dashur të refuzoni një ftesë, por hezitoni sepse nuk dëshironit të mërzitni dike. Herën tjetër mendoni për atë që është më e rëndësishme për ju, shprehni mendimet tuaja dhe thoni me mirësjellje “jo”, por nënkuptojeni! Jini të vërtetë me të tjerët dhe me veten tuaj.

-Nëse i keni mundësitë, dhuroni diçka çdo muaj

Ndoshta me situatën financiare në të cilën jetojmë tingëllon pak dekurajuese të shpenzojmë para për një kauzë apo një institucion, por kur ndiejmë një boshllëk dhe nuk e dimë se çfarë nuk shkon me ne, e vetmja gjë që mund të na bëjë të ndihemi më mirë është të japësh… Ajo që bëjmë për të ndihmuar njerëzit e tjerë është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë mendor. Mund të mos fitojmë asgjë financiarisht, por dhembshuria, dhënia dhe vullnetarizmi duhet të jenë pjesë e personalitetit dhe jetës sonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here