Babai sirian Munzir al-Nazzal ka luftuar për t’ia dalë mbanë që kur u plagos në një bombardim në një treg dhe u arratis në Turqi. Por ajo që i pushton mendimet e tij shumicën e kohës nuk është këmba që ka humbur: theshtë e ardhmja e djalit të tij 5-vjeçar, Mustafa, i cili ka lindur pa gjymtyrë, shkruan The Washington Post, transmeton IndeksOnline.

Të dy janë subjekt i një fotografie të fotografit turk Mehmet Aslan, e cila doli e para nga mijëra, si fotoja e vitit, në Siena International Photo Awards.

“Ne donim të sillnim vëmendje për këtë”, tha Aslan, i cili shpreson se imazhi do të nxjerrë në pah kërkimin e fëmijës refugjat për protetikë.

“Djali ka shumë energji. Babai duket se ka hequr dorë”, ka shtuar ai.

Aslan tha për The Washington Post se kishte takuar babanë e tre fëmijëve në Turqinë jugore, pranë kufirit me Sirinë, ku ata jetonin në një dyqan. Prindërit që atëherë janë shpërngulur në përpjekje për të marrë ndihmë për Mustafain, fëmiun më të madh të tyre, i cili ka nevojë për trajtim mjekësor, të cilin nuk mund ta përballojnë plotësisht dhe proteza speciale që nuk mund t’i gjejnë në Turqi.

“Betohem se kam shkuar nga një spital në tjetrin. Nuk ka qytet ku nuk kam pyetur për këtë, por asgjë nuk ka ardhur nga kjo”, tha Munzir al-Nazzal për The Post.

Familja e tij është mbështetur kryesisht në bamirësi në më shumë se tre vite që kur ikën nga Idlib.

Imazhi, të cilin fotografi Aslan e titulloi “Vështirësitë e jetës”, dhe që juria e përshkroi si “emocionalisht të fortë”, do të ekspozohet me të tjerët në një ekspozitë në Itali këtë muaj.

“Fotografia ka arritur në gjithë botën”, tha nëna e djalit, Zejneb. “Ne jemi përpjekur për vite që të dëgjojmë zërin tonë nga kushdo që do ta dëgjonte, për të ndihmuar në trajtimin e tij. Ne do të jepnim gjithçka për t’i dhënë atij një jetë më të mirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here