Një aeroplan privat me 18 udhëtarë dhe 3 pjesëtarë ekuipazhi, që po fluturonte nga Hjustoni në Boston, u rrëzua menjëherë pas ngritjes në fluturim dhe shpërtheu në flakë, por çuditërisht mbijetuan që të gjithë.

Jo vetëm që shpëtuan, por vetëm njëri prej tyre pati dëmtime të lehta.

“Sa herë që një aeroplan përplaset, gjithmonë përgatitemi për më të keqen dhe urojmë që të bëhet më e mira dhe sot padiskutim që ndodhi më e mira që shpresonim”, tha Tim Gibson, drejtori i Emergjencave të Teksasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here