6.1 C
Pristina
Thursday, May 6, 2021
Home KËSHILLA A është e dëmshme të hani çdo ditë vezë?

A është e dëmshme të hani çdo ditë vezë?

Disa rregulla në të ushqyer janë intuitive. Për shembull, ju e dini që duhet të konsumoni perime çdo ditë ashtu siç e keni të qartë që duhet të shmangni ushqimet e shpejta dhe ato të skuqura.

Pavarësisht kësaj, sërish kemi dilema nëse duhet ngrënë çdo ditë vezë? Vezët janë mendimi i parë që na vijnë për një vakt mëngjesi. Përgatiten shpejt, s’kanë kosto, janë të shijshme dhe me vlera ushqyese, por si ndikojnë nëse konsumohen çdo ditë?

Në studime të kryera më herët, konsumi i shpeshtë i vezëve s’ishte dhe aq i këshillueshëm për shkak të kolesterolit natyral që përmban, por thellimi i kërkimeve i ndryshoi gjërat. Një studim i kryer në Harvard, arriti në përfundimin se njerëzit nuk kanë pse ia ndalojnë vetes një vakt që përmban vezë dhe se nuk ka asnjë lidhje mes tyre dhe problemeve kardiovaskulare.

Përkundrazi, një vezë në ditë mund të ndikojë për mirë në shëndetin e zemrës tek individët që gëzojnë shëndet të plotë. Nëse do të flasim në vija të përgjithshme, për aq kohë sa veza është pjesë e dietës suaj të shëndetshme (bashkë me një sallatë apo me një pjatë perime), mund ta konsumoni pa problem çdo ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Historia e kanalit të Suezit i cili u inagurua nga shqiptari Ismail Pashai, pjesë e familjes së Khedive të Egjiptit dhe Sudanit

Kanali i Suezit shtrihet 120 milje nga Port Said në Detin Mesdhe në Egjipt në jug në qytetin e Suez. Kanali ndan...

“Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë”

“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë...

Kulla: Një mënyrë shekullore e jetës në veri të Shqipërisë

Ngritur në mes të maleve dhe fshatrave në veri të Shqipërisë gjenden disa shtëpi prej guri të njohura si kulla, që në...

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një...

Recent Comments