A mund të ndryshojë vërtet presioni i gjakut për mirë apo për keq nga ajo që ndodh në zorrën e njeriut? Studiuesit nga Kolegjin i Mjekësisë Bejlor, thonë se jo vetëm që mikrobioma e zorrëve mund të ndikojë mbi shëndetin e zemrës, por mënyra sesi hanë njerëzit mund të përcaktojë nëse ato organizma ndihmojnë ose dëmtojnë nivelet e presionit të gjakut.
Kur është fjala për dietën ushqimore, studimi i tyre zbulon se agjërimi i herëpashershëm, mund të riparojë shëndetin e zorrëve tek njerëzve që vuajnë nga hipertensioni. “Studimet e mëparshme nga laboratori ynë, kanë treguar se përbërja e mikrobiomës së zorrës në modelet shtazore të hipertensionit, siç është modeli i miut SHRSP, është i ndryshëm nga ai tek kafshët që kanë një presion normal të gjakut”- thotë dr.Dejvid Dargan, asistent profesor i anesteziologjisë në Kolegjin Bejlor.
Dargan shton se ka prova në rritje se ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve të një pacienti, mund të ndikojnë negativisht tek presioni i gjakut. Në këtë kuadër,studimet kanë zbuluar
se ekspozimi ndaj këtyre mikrobeve mund të prekë edhe pacientë të shëndetshëm. Transplantimi i mikrobiomës së zorrës dysbiotike nga minjtë me hipertension tek ata të shëndetshëm, shkaktoi rritjen e presionit të gjakut edhe tek këta të fundit. “Ky rezultat na tregoi se problemet në zorrë nuk shkaktohen vetëm nga hipertensioni, por në fakt përfshihen në shkaktimin e këtij të fundit.
Studiuesit ekzaminuan dy grupe me minj normalë por edhe me probleme në zorrë. Në njërin grup minjtë që vuanin nga hipertensioni por dhe ata me një shëndet normal, patën në dispozicion një sasi të pakufizuar të ushqimit, duke shërbyer si një grup kontrolli. Ndërkohë ata në grupin tjetër, u ushqyen me ndërprerje.
Pas nëntë javësh, autorët e studimit zbuluan atë që prisnin, që minjtë me probleme në zorrë kishin një presion më të lartë të gjakut. Ndërkohë,ata që ishin në grupin e agjërimit ushqimor me ndërprerje, kishin një presion më të ulët të gjakut, në krahasim me ata që nuk ishin në dietë.
Gjetjet e studimit i bënë studiuesit të ngrinin pyetjen se:Si arrin të ulë mikrobioma e zorrës presionin e gjakut? Përgjigja duket se gjendet tek sasia e acidit të dobishëm në zorrën e një pacientit.Lexo edhe : Defektet në zemër te fëmijët, kur konstatohen dhe si korrigjohen
“Ne përdorëm analizën e sekuencës së plotë të gjenomit të mikrobiomës, si dhe analizën e metabolizmit të përmbajtjes së plazmës dhe luminës gastrointestinale. Ndër ndryshimet që kemi vërejtur, ndryshimet në produktet e metabolizmit të acidit biliar u dalluan si ndërmjetësues të mundshëm të rregullimit të presionit të gjakut”- theksoi Dargan.
Pra,ky studim tregoi për herë të parë se agjërimi me ndërprerje mund të jetë i dobishëm në drejtim të zvogëlimit të hipertensionit, duke e riformuar përbërjen e mikrobiomës së zorrës tek një model kafshësh.
“Oraret e agjërimit mund të ndihmojnë një ditë në rregullimin e aktivitetit të popullatave mikrobike të zorrëve, për të siguruar natyrshëm përfitime shëndetësore”- përfundoi Dargan.
Studimi u botua në revistën shkencore “Circulation Research”.