Është mjaft e rëndësishme që gjithmonë të konsumoni mëngjes. Por po kaq e rëndësishme është edhe që të hani çdo mëngjes të njëjtin ushqim. Dhe për këtë ka disa arsye.
Do të keni më shumë kohë të lirë

Sa minuta (ose ndoshta edhe orë) ju duhet të vendosni se çfarë të hani për mëngjes? Nëse e keni një meny të përhershme nuk do të mendoheni gjatë dhe mund ta përgatisni që në darkë mëngjesin tuaj.
Ju lejoni që truri juaj të mendojë për gjëra më të rëndësishme

E keni menduar ndonjëherë pse Steve Jobs mbante gjithmonë një golf të zi, ndërsa Mark Zuckenberg zakonisht bluza gri? Sepse kjo i bën ata më produktivë. Të mos mendosh se çfarë të veshësh gjatë ditës ose çfarë të hani për mëngjes ju lejon që të përqendroheni në gjërat më të rëndësishme në listën e gjërave që duhet të përmbushen gjatë ditës.
Trupit tuaj nuk i mungon asnjëherë doza e parë e lëndëve ushqyese.
Nëse mëngjesi juaj është një tas me bollgur, një omëletë të thjeshtë ose një pjatë me fruta të freskëta, ju po i jepni energji trupit me gjërat e mira. Këta shembuj të mëngjeseve të mbushura me lëndë ushqyese janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të filluar ditën.
Mund të humbisni peshë
Hulumtimet kanë zbuluar se ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë në të vërtetë mund të ju ndihmojë të humbni peshë


