Hudhra është një ndër perimet më të dobishme për shëndetin tonë.

Vlerat e saj janë provuar e riprovuar pas një sërë studimesh.

Sa keq që nuk mund të themi të njëjtën gjë për aromën e saj.

Sado të përpiqeni ta largoni me losione të ndryshme, apo duke përtypur çamçakëz, ajo të vazhdojë të jetë sërish aty.

Por një studim i bërë nga National University of Ohio (SHBA) mendon të ketë gjetur zgjidhjen e duhur.

Ata iu kërkuan 150 personave me mosha të ndryshme të përtypnin thelpinj të hudhrës për 45 sekonda dhe më pas të konsumonin mollë, ujë me akull, gjethe të mentes, çaj të zi dhe sallatë jeshile.

Sallata jeshile dhe molla arritën të neutralizonin erën e keqe brenda 30 minutave.

Aroma e veçantë e hudhrës shkaktohet nga allicina, një përbërës i veçantë që gjendet te hudhra dhe qepa.

Ky përbërës aromatik shpërhapet gjatë përtypjes dhe më pas kalon nga zorrët në enët e gjakut dhe më pas në mushkri.

Kjo është edhe arsyeja pse ndihet aroma e hudhrës gjatë frymëmarrjes.

Sipas studiuesve amerikanë, molla jeshile dhe sallata me të njëjtën ngjyrë japin efekt nëse konsumohen 30-40 sekonda pas konsumit të hudhrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here