“Beja mbë “gur” kah kanuja asht ndër ma të randat e ma të mndershmet bé qi njef Shqyptari i Malevet”. (KLD, 1933, f.60).

Shkëputur nga “Mitoligjia ndër Shqiptarë – Mark Tirta

  • Ja si shprehet më 1974 i moshuari Gjetë Lleshi, banues në Nenshejt të Oroshit (Mirditë) dhe njohës shumë i mirë i praktikave të kanunit: “Guri m’krah në betim mbahej be fort e fortë. Thoshin se beja m’rrenë, me gur i randohet basit në krah në atë jetë sa gjysa e botës. Dy vetë kapeshin (grindeshin) për nji vend (për pronësi të një toke). Thoshin: “ai asht e emja e ai (tjetri) asht e emja”. Njeni i thoshte tjetrit: “Merre me gur m’krah! Po e more me gur m’krah asht e jotja”. Me gur m’krah tjetri të merr ene (edhe) arën nen shpitë.
  • Me gur m’krah të merr ene djalin. Ishte bé ma e fortë se beja me 24 burra. Mund të të tjetri me gur në krah: tokë, zabel, ujët e vadës e atë ku pinin gjaja e gjallë. Kur donin të ndanin (ta veçonin krejtësisht) ndonjenin nga shoqnia për shkak të poshtërsive si (që) kishte ba, bânin lidhje, e betoheshin me gur si (që) e kalonin nëpër duer. Thohej: E kan da filanin me gur nëpër duer për mort e për darzëm”. Beja me gur në krah a në dorë ishte tepër “e randë”, më “e randë” se çdo mënyrë tjetër e besë. Më “e randa” ishte me gurin e rrufesë. Para kësaj beje, me gur, çdo njeri tërhiqej, nënshtrohej, bindej. Kishte frikë të madhe prej saj. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here