Mjalta është një nga produktet më të çmuara dhe të përdoruara që ofron natyra, duke qenë e njohur për vetit e saj ushqyese që kanë ndikim pozitiv mbi shendetin, shkruan Trungu&InforCulture.info

Vlerat ushqyese të mjaltit

Mjalta përmban një përbërje të pasur ushqyese që e bën atë një ushqim unik dhe të çmuar për organizmin e njeriut. Ajo është një burim natyral i karbohidrateve veçanërisht të fruktozës dhe glukozës, të cilat absurbohen shpejt nga trupi dhe sigurojnë energji të menjëhershme. Përveç kësaj, ajo përmban vitamina, minerale dhe antidoksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit.

Përbërësit kryesorë të mjaltës përfshijnë:

Karbohidrate – Mjata është një burim i pasur i karbohidrateve, me përmbajtje të lartë të fruktoze dhe glukoze. Këto shëqerna janë të thjeshta dhe lehtësisht të tretshme nga organizmi, duke siguruar një burim të qëndrueshëm energjie.
Vitaminat – Mjalta përmban sasi të vogla të vitaminave si vitamina B6, niacina, riboflavina dhe acid folik. Edhe pse në sasi të vogla, këto vitamina luajnë një rol thelbësor në funksionimin e trupit, duke përfshirë përmirësimin e metabolizmit dhe sistemit nervor.
Mineralet – Mjalta është e pasur me minerale si kalciumi, hekuri, magnezi, potasi, zinku dhe fosfori. Këto minerale janë të rëndësishme për funksionimin e dukur të organizmit, përfshirë forcimin e kockave, rregullimin e funksionit muskulor dhe përmirësimin e sistemit imunitar.
Antidoksidantët – Mjalta përmban një përzierje të pasur antidoksidantësh, si flavonoide dhe fenolikë, që ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

Përdorimi i mjaltës

Mjalta ka veti të shumta ushqyese shëruese që janë njohur dhe përdorur prej shekujsh. Ja disa nga përfitimeve kryesore shëndetësore që sjell konsumimi i rregullt i mjaltës:

Rritja e energjisë dhe përmirësimi i përformancës fizike

Mjalta është një burim natyral i energjisë që ndihmon në përmirësimin e përformancës fizike. Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqernave natyrale, ajo përthithet lehtësisht dhe i jep trupit një energji. Për atletët dhe individët që merren me aktivitete të rënda fizike, mjalta mund të jetë një alternativë natyrale ndaj suplementëve të zakonshme energjikë.

Përmirësimi i sistemit imunitar

Falë përbërësve të saj antiolsidantë dhe antibakterialë, mjalta ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, duke parandaluar shumë infeksione dhe sëmundje. Ajo ka një aftësi të veçantë për të luftuar bakteriet e dëmshme.

Shërimin e plagëve dhe djegieve

Për shekuj me radhë, mjalta është përdorur për trajtimin e plagëve dhe djegieve për shkak të vetive të saj antibakteriale. Mjakta ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe përshpejtimin e procesit të rigjenerimit të lëkurës. Në mjeksinë moderne, disa forma të mjaltës, si mjalta Manuka, përdorën produkte shëruese për plagët.

Lehtësimi i problemeve me tretjen

Mjalta ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe mund të përdoret për të trajtuar probleme si dispepsi, urth dhe fryerje. Ajo vepron si një prebiotik natyral, nxit rritjen e bakterieve të mira në zorrë dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm në sistemin e tretjës.

Ulja e simptomave të kollit dhe ftohjes

Një nga përdorimet tradicionale të mjaltës ka qenë trajtimi i kollës dhe infeksioneve të rrugës së frymarrjes. Mjalta ndihmon në qetësimin e fytit të irrituar dhe uljen e intensitetit të kollës.

 

Mjalta në Islam

Mjalta është Islam është konsideruar një nga dhuratat më të medha të Zotit për njerëzimin. Ajo është përmendur në Kuran dhe në Hadithe për vetit e saj të shëndetshme dhe si një mjet për shërim.

Në Kuranin e shenjtë, mjalta përmendet në suren En-Nahl(16:68-69), ku thuhet:

“Zoti yt i frymëzoj bletët: ‘Ndërtoni qeliza(fara) në male, në pemë dhe në çatitë që njerëzit ndërtojnë. Pastaj ushqehu nga çdo lloj fryti dhe ndiq rrugët e shtruara nga Zoti yt!”

Ky ajet tregon për shërimin dhe dobitë e jashtëzakonshme që ofron mjalta për shëndetin e njerëzve. Hadithet e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) gjithashtu përmendin mjaltën si kurë për sëmundjet dhe një ushqim të bekuar.

Në Kaptinën e Bletës, Allahu i gjithëfuqishëm i përshkruan bletët dhe mjaltin me këto fjalë: “Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.” (Kur’ani 16:69).

Kur’ani e përmend mjaltin edhe në një rast tjetër (47:15), kur përshkruan lumenjtë e mjaltit të gjendur në parajsë.

Shembuj të Haditheve për mjaltin:

Profeti Muhamed a.s, njëherë tha: “Pasha Atë në duart e të cilit është shpirti im, hani mjaltë, pasi nuk ka shtëpi në të cilën gjendet mjalti për të cilën ëngjëjt të mos luten për mëshirë. Nëse një person ha mjaltë, njëmijë shërime futen në stomakun e tij dhe njëmijë sëmundje dali jashtë.

Nëse një person vdes dhe brenda organizmit të tij gjendet mjaltë, zjarri nuk do ta prekë trupin e tij.” Ai raportohet gjithashtu të ketë thënë: “Pijet shoqërohen me mjaltë. Ai ruan zemrën dhe largon ftohjen nga kraharori.”. Gjithashtu transmetohet që Profeti të ketë thënë: “Ai që kërkon mbrojtje, le të hajë mjaltë.” Për mjaltin, Profeti gjithashtu ka thënë: “Ai të mpreh shikimin dhe fuqizon zemrën.”

Profeti a.s gjithashtu i tha pasuesve të tij: “Ka dy kura për ju: mjalti dhe Kur’ani.”. Një shkrimtar arab, Ibn Majili, citon fjalët e Profetit: “Mjalti është ilaç për trupin dhe Kur’ani është ilaç për shpirtin. Përfitoni nga përdorimi i Kur’anit dhe i mjaltit.”. Sipas një tjetër transmetimi nga Ibn Mesudi, “Ju keni dy kura: Kur’anin dhe mjaltin. Kur’ani është ilaç për shpirtin, ndërsa mjalti për çdo sëmundje.

Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi se një person, Abu Said Kudri, erdhi tek I Dërguari i Allahut dhe u ankua se djali i tij kishte dhimbje stomaku. Profeti i tha atij: “Jepi mjaltë!”. Profeti i shpjegoi atij rëndësinë e pirjes së mjaltit duke qenë se ai ishte një kurë nga Allahu. Në një transmetim tjetër, Profeti shpjegon se “dhimbja ne mes vjen nga venat e veshkave. Kushdo që është në gjendje të keqe duhet ta trajtojë veten me mjaltë dhe me ujë të ngrohtë.”

Sipas Aishes, Profeti e dëshironte shumë mjaltin. Ai pinte një lëng të përbërë nga mjalti, qumështi dhe rrushi i thatë. Çdo mëngjes ai konsumonte një gotë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Ai gjithashtu tha se mjalti nuk duhet të refuzohet: “Mos e refuzoni mjaltin kur ju ofrohet.”

Sipas Ali Ibn Abu Talib, “Kur dikush ka dhimbje, t’i japë bashkëshortes 2-3 derhem që të blejë mjaltë, ta përziejë me ujë shiu dhe ta pijë. Do ta shërojë dhe do t’i bëjë aq mirë si të ishte ujë i bekuar.”

Një tjetër hadith nga Profeti thotë: “Nëse një njeri konsumon mjaltë në mëngjes tri herë në muaj, ai nuk do të vuaj nga asnjë sëmundje e madhe.” (Ibn Maja)

Mjalta në Kultura të lashta dhe traditatë tjera

Përveç Islamit, mjalta ka një vend të rëndësishëm në kulturat dhe traditat e tjera të lashta. Në Greqin e lashtë ajo përdorej si një eliksir i pavdeksisë dhe ishte një pjesë e rëndësishme e dietës së atletëve. Në Egjiptin e Lashtë, mjalta ishte përdorur si dhuratë për perënditë dhe për qëllime mjeksore. Në Ajurvedë, një nga sistemet më të vjetra të mjeksisë tradicionale, mjalta njihet si një ilaç që ndihmon dhe pastron trupin për të ruajtur një balancë të mbrendshme.

Mjalta është një produkt natyral me një pasuri të madhe ushqyese dhe shëruese, që ofron përfitime të shumta për shëndetin e njeriut. Ajo është e pasur me karbohidrate, vitamina, minerale dhe antidoksidantë, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e energjisë, forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen nga sëmundjet. Nga ana tjetër vetit e saj antibakteriale e bëjnë të dobishme në trajtimin e plagëve, djegieve dhe problemeve të tretjes.

Përveç përfitimeve shëndetsore të dëshmuara nga shkenca, mjalta ka rëndësi të veçantë në fenë Islame, ku përmendet në Kuran dhe Hadithe si një dhuratë e çmuar nga Zoti për njerëzimin, duke u konsideruar një mjet i fuqishëm për shërimin e trupit dhe shpirtit. Me përdorimin e sa të gjerë në kulturat dhe traditat e lashta, mjalta mbetet një nga produktet më të çmuara dhe të përdorura në historinë e njerëzimit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në në kujdesin për shëndetin e njerëzimit./Pwrgatiti: Trungu&InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here