Djersitja në shtrat, po flasim kur flemë gjumë është një çështje që na prek të gjithëve.Disa ngaarsyet mund të jenë të njohura kurse disa të tjera jo.Zakonisht temperatura e trupit bie kru ne flemë, por pavarësisht kësaj ne përsëri djersijmë. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh për një sërë shkaqesh. Në të shumtën e rasteve, djersitja ndodh nga dhoma e tejnxehur ose nga batanijet e mbukesat e shtratit.Për t’i shmangur këto dy shkaqe, sigurohuni që dhoma të jetë rreth 20 gradë celscius dhe bataijet të jenë me material natyral.Nëse përsëri djersini atëherë duhet të shihni shkaqet e tjera.Fjetja nudo apo pa rroba është përsëri një shkak për djersitjen. Kjo sepse trupi është më i ekspozuar ndaj temperaturave të larta gjatë natës, ç’ka e bën të djersijë. Vishni një bluzë pambuku dhe do të jeni në rregull. Nga ana tjetër, vaktet tuaja janë një tjetër katalizator i djersitjes natën. Nëse ju hani vonë atëherë trupi juaj do të kërkojë t’i djegë kaloritë që ju morët paçka se ora mudn të jetë 1 e natës. Për ta bërë këtë i duhet energji, e me rritjen e energjisë rritet edhe temperatura. Rritja e temperaturës do të thotë djersitje.E njejta gjë vlen edhe nëse vakti i fundit është tepër i bollshëm.Gjithashtu, hormonet janë një tjetër shkaktar që duhen fajësuar për djersitjen teksa flemë. Kur hormonet janë në fluksin e tyre, si në rastin e menopauzës, sistemi nervor simpatik nuk arrin ta bëjë punën e tij pasi zihet në “kurth” nga ky fluks. Gjithshu fluksi i madh i hormoneve ndalon sistemin nervor të rregullojë tempëraturën e brendshme.