Nga Egjipti i lashtë e Greqia antike e deri te laboratorët modernë, hudhra mbetet një nga ushqimet më të fuqishme për shëndetin. Studimet e fundit shkencore rikonfirmojnë se ky produkt nuk është thjesht një erëz kuzhine, por një “superushqim” me veti të jashtëzakonshme terapeutike.

Hulumtimet tregojnë se konsumi i rregullt i hudhrës lidhet me uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, si ai i mushkërive.Hudhra ka veti të fuqishme antibakteriale që luftojnë infeksionet, duke vepruar si një mburojë natyrale për organizmin.

Përbërësit e saj specifikë (si diallyl trisulfide) mbrojnë sistemin kardiovaskular, veçanërisht gjatë momenteve të stresit kardiak.Studimet sugjerojnë se ajo luan një rol pozitiv edhe në mbrojtjen e qelizave dhe të sistemit nervor.

Edhe pse ka vlerë të lartë, aroma e fortë shpesh i largon njerëzit. Ekspertët sugjerojnë që për ta zbutur atë, hudhrën mund ta kombinoni me: qumësht, mollë, mjdanoz ose spinaq.

Pavarësisht vlerave të saj të padiskutueshme, hudhra duhet parë si pjesë e një diete të balancuar dhe asnjëherë nuk mund të zëvendësojë trajtimet apo këshillat mjekësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here